By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbilisi, sulmohen gazetarët e REL-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbilisi, sulmohen gazetarët e REL-it
Rajon / Botë

Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbilisi, sulmohen gazetarët e REL-it

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 10:21 AM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit pranë Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi mëngjesin e së premtes, duke i sulmuar disa njerëz, përfshirë gazetarët e Radios Evropa e Lirë (REL) dhe mediave të tjera.

Parlamenti i rriti shkallën e sigurinë në nivelin më të lartë, pasi mijëra njerëz u mblodhën për ta shfryer zemërimin e tyre pas njoftimit të kryeministrit, Irakli Kobakhidze, një ditë më herët se Qeveria do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësim në BE deri në vitin 2028, dhe se nuk do të pranojë grante buxhetore nga Brukseli.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se 43 njerëz u arrestuan “si pasojë e veprimeve të jashtëligjshme dhe të dhunshme”.

Gjeorgjia është duke u përballur me trazira prej zgjedhjeve parlamentare në tetor – të cilat i fitoi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane – por me opozitën dhe qeveritë perëndimore që argumentuan se votimi u përshkrua me shkelje dhe me ndikim rus.

Protesta më të vogla pro Bashkimit Evropian kanë shpërthyer edhe në qytete si Batumi, Gori, Kutaisi dhe Zugadidi.

Mëngjesin e së premtes, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër demonstruesve paqësorë. Shtypja policore vazhdoi gjatë gjithë mëngjesit, me oficerë të maskuar që qëllonin me plumba gome dhe rrihnin brutalisht protestuesit dhe gazetarët.

Një gazetar i Shërbimit gjeorgjian të REL-it, Davit Tsagareli, u godit me grushte dhe u hodh përtokë nga një oficer policie derisa po raportonte drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.

Më herët, REL-i e kishte xhiruar një oficer policie duke e goditur në mënyrë të përsëritur në kokë një gazetar të TV Formula. Pas rrëzimit të gazetarit përtokë, oficeri u largua nga vendi i ngjarjes. Gazetari u shtrua në spital me lëndime në fytyrë dhe kokë.

Davit Tsagareli, gazetar i Shërbimit gjeorgjian të REL-it, u rrah nga policia.
Davit Tsagareli, gazetar i Shërbimit gjeorgjian të REL-it, u rrah nga policia.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e cila është kritike e ashpër e partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, u bashkua me protestën në Tbilisi më 28 nëntor, duke shfaqur solidaritet me demonstruesit.

“Unë jam me këta njerëz. Rezistenca ka nisur dhe nuk do të ndalet derisa të kemi zgjedhje të reja”, u tha ajo gazetarëve.

Ajo gjithashtu i konfrontoi edhe policët, duke u thënë se është “detyra e tyre ta mbronin” sovranitetin e Gjeorgjisë dhe duke i pyetur nëse ata “i shërbejnë Rusisë apo Gjeorgjisë”.

Më herët gjatë ditës, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë e cila bën thirrje për zgjedhje të reja legjislative në Gjeorgji dhe për sanksione ndaj anëtarëve të lartë të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Në rezolutë thuhet se rezultati i zgjedhjeve nuk “shërben si përfaqësim i besueshëm i vullnetit të popullit gjeorgjian”.

Gjithashtu, rezoluta i kërkon Bashkimit Evropian, i cili e ngriu aplikimin e Gjeorgjisë për anëtarësim muajin e kaluar, të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve kryesorë të partisë në pushtet, përfshirë Irakli Kobakhidze.

Gjeorgjia e mori statusin e kandidatit për BE në dhjetor 2023, por marrëdhëniet me Brukselin janë përkeqësuar muajt e fundit, sidomos pas miratimit të ligjit kontrovers për “agjentët e huaj,” që kritikët thonë se synon t’i diskreditojë mijëra media dhe grupe të shoqërisë civile si “shërbyes të fuqive të huaja”.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara i pezulluan më shumë se 95 milionë dollarëve ndihmë për Qeverinë gjeorgjiane.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

TAGGED: #Protesta, #REL, #Tbilis
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pozita e parë që dëshiron ta përforcojë Pochettino tek Chelsea

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Sindikata e Re e KEK-ut mbanë sot protestë
Kryeministri britanik Sunak njoftoi dorëheqjen e tij pasi partia në pushtet humbi zgjedhjet
Një dekadë nga Procesi i Berlinit
Nagelsmann i hap rrugë rinovimit me Gjermaninë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?