By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të do të largojnë brigadën nga Rumania!
October 29, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik
October 29, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 29, 2025
“Stuhia e Shekullit” Shkatërron Xhamajkën, Mbërrijnë Pamjet. “Kujdes nga Krokodilët”
October 29, 2025
VIDEO: Droni rus drejtohet drejt një ekipi gazetaresh, ushtari ukrainas e qëllon me pushkë
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 7:12 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Për punonjësin e Muzeut të Historisë së Gulagut, Mikhail, mbyllja e këtij muzeu nga autoritetet ruse është një humbje e madhe.

“Është një humbje shumë e madhe. Shpresoj që mos jetë e përhershme. Njerëzit duhet ta vizitojnë, të kuptojnë dhe ta dinë se çfarë ka ndodhur gjatë periudhës së Gulagut ngaqë nuk duhet të përsëritet dhe kjo është arsyeja se përse ekziston muzeu”, thotë ai.

Muzeu dokumenton vuajtjet e miliona njerëzve të shpallur tradhtarë dhe armiq të shtetit nga regjimi sovjetik, që u dërguan në kampe pune të detyruar në mbarë Bashkimin Sovjetik, të njohura si Gulag. Muzeu ekspozon dokumentet zyrtare shtetërore dhe fotografitë e sendet personale të viktimave të Gulagut, një periudhë që historianët e njohin si epoka e represionit të gjerë politik.

Muzeu është themeluar në vitin 2001 dhe ai gjendet në qendër të Moskës.

Autoritetet ruse urdhëruan mbylljen e muzeut me arsyetimin se ai nuk përmbush rregullat e sigurisë nga zjarri. Por vendimi për mbylljen e tij vjen në një kohë kur Kremlini po shtyp disidentët nga radhët e shoqërisë civile dhe po bën fushatë intensive kundër atyre që vënë në mëdyshje interpretimin që shteti i bën historisë.

Gjatë 24 viteve që Presidenti Putin ka qëndruar në pushtet, ai ka bërë përpjekje për të rishikuar historinë e Rusisë dhe marrëdhënien e saj me Bashkimin Sovjetik.

Ndonëse ndonjëherë ai e ka kritikuar shtypjen e Stalinit gjatë viteve 1930, zoti Putin e konsideron atë kryesisht si një udhëheqës të jashtëzakoshëm në kohë lufte.

Për banoren e Moskës Yulia, një muzikante, mbyllja e muzeut është vendim i duhur.

“Përse t’i jepet kaq hapësirë kësaj historie? Unë jam mbështetëse e Stalinit. Ka kaq shumë shpifje ndaj qeverisë sovjetike dhe kaq shumë dokumente të falsifikuara. Jam kundër institucioneve të tilla. Njerëzit kanë vdekur në çdo periudhë dhe në çdo kohë, sikurse edhe tani. Nganjëherë ata vdesin për diçka, e nganjëherë për asgjë. Diçka ndodh gjithmonë. Nuk mund të ndërtojmë monumente për secilën epokë”, thotë ajo.

Në vitin 2021, ky muze u shpërblye nga Këshilli i Evropës, për të cilin u tha se punon për “të ekspozuar historinë dhe për të mbajtur gjalë kujtesën me qëllim që të forcojë rimëkëmbjen e shoqërisë civile dhe rezistencën e saj ndaj represionit politik dhe shkeljes së të drejtave të njeriut tani dhe në të ardhmen”.

Në tetor, muzeu organizoi një aktivitet të titulluar “Kthimi i Emrave”, ku u lexuan emrat e të vrarëve gjatë terrorit sovjetik.

Për dallim nga muzeu që kujton këtë periudhë, librat shkollorë i kushtojnë pak vëmendje miliona viktimave të periudhës së Terrorit të Madh, duke e konsideruar si temë të papërshtatshme krahas promovimit të Bashkimit Sovjetik si një fuqi që mundi Gjermaninë naziste.

Autoritete ruse gjithnjë e më shumë po i vënë në shënjestër individët dhe grupet që kundërshtojnë këtë qasje, sidomos që kur filloi lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në vitin 2021, autoritetet ruse urdhëruan likuidimin e organizatës “Memoriali”, një organizatë joqeveritare laureate e çmimit Nobel, që dokumenton viktimat e represionit sovjetik dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi aktual.

You Might Also Like

SHBA-të do të largojnë brigadën nga Rumania!

Axhenda ndërkombëtare

“Stuhia e Shekullit” Shkatërron Xhamajkën, Mbërrijnë Pamjet. “Kujdes nga Krokodilët”

VIDEO: Droni rus drejtohet drejt një ekipi gazetaresh, ushtari ukrainas e qëllon me pushkë

Kartelet meksikane të drogës sulmojnë fermën e El Chapos me dronë

TAGGED: #Muzeu i Historisë së Gulagut, #Rusi
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Tri ndeshje, tri fitore, Barça me përmbysje mposht Vallecanon

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Gjenerallejtënant Jashari prezanton arritjet e FSK-së në Pentagon
Lëndohet në vendin e punës një punëtor në Kaçanik
Kumbulla: Ëndërr që u bë realitet, do të japim maksimumin
Putin caktoi një afat ushtarëve te tij për të kthyer pjesën e Kurskut të mbajtur nga Ukraina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?