By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS
January 23, 2026
Serbinë e presin pasoja rrënjësore nëse akuzat për përfshirjen e Vuçiçit në vjedhjen e supozuar të zgjedhjeve amerikane janë të vërteta
January 23, 2026
Gjendje e jashtëzakonshme në Amerikë, stuhia dimërore kërcënon 160 milionë njerëz
January 23, 2026
Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë
January 23, 2026
100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politikanët karrierist antipod i demokracisë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Politikanët karrierist antipod i demokracisë!
Opinion

Politikanët karrierist antipod i demokracisë!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/01 at 10:41 AM
Kosova Times Published December 1, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Politikanët karrierist dhe të papërgjegjshëm duke e trajtuar politikën si art i së mundshmes për pasurim nga pushteti e jo si proces demokratik në ndërtimin e shtetit, e kanë kthyer pluralizmin politik në antipod të demokracisë!

Politikat shtetërore nuk bëhen në çajtore dhe lokale të natës

Politikanët e papërgjegjshëm më shumë bëjnë politikë në rrjetet sociale sesa në zyrat partiake, përkatësisht në institucionet e shtetit. Askund tjetër në botë përveçse në hapësirat ballkanike, e veçanërisht tek shqiptarët, politikat shtetërore zhvillohen nëpër kafene dhe lokale të natës!

Politikanët që nuk arritën të krijojnë mirëqenie qytetare për 25 vjet nga çlirimi i vendit, i kanë politizuar këta të fundit dhe jo vetëm. Politikanët në pushtet dhe opozitë i kanë ndarë dhe  përçarë qytetarët siq është më së keqi.

Politikanët që nuk arritën të krijojnë kushte për jetë normale të qytetarëve, nuk arritën ta zhvillojnë as demokracinë. Në vend të demokracisë e instaluan anarkinë ligjore dhe pabarazinë qytetare.

Antipodi i demokracisë është autokracia dhe anarkia totale në të gjitha institucionet e vendit. Pushteti aktualë më shumë i nganë regjimeve autokratike sesa atyre demokratike. Këtë e dëshmon shkëputja e liderëve shtetërorë nga interesat e qytetarëve!

Për këto 25 vite të pushteteve antipopullore ndodhën abuzime të panumërta me pushtetin, gjegjësisht zhvatje serike të buxhetit të shtetit dhe për habi askush nga pushtetarët nuk ranë në grepin e drejtësisë!

Ndërrimet kozmetike në parti nuk sjellin ndryshim në qeverisjen e vendit

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, mentaliteti qeverisës mbeti i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Nga njëra qeveri tek tjetra u barten të gjitha dukuritë negative, filluar nga korrupsioni i lartë qeveritarë, krimi i organizuar, nepotizmi, tenderomania dhe haraçi i legalizuar qeveritar në këmbim të realizimit të një drejte të garantuar me ligj për qytetarët (mërgimtarët).

Edhe përkundër ndërrimit të pushteteve, skena politike dhe Parlamenti mbetën me njerëz të njëjtë dhe të tejëkonsumuar. Në skenën politike më shumë ka politikan të korruptuar sesa të ndershëm. Në sistemin e drejtësisë, përfshirë të gjitha hallkat e tij, më lehtë avancohen të korruptuarit sesa të merituarit.

Në administratën publike nuk mund të punësohen kuadrot e diplomuar me 10-she në universitet, por vetëm ngelcanat e shkollave të mesme dhe servilët e pushtetarëve, punësohen vetëm familjarët e politikanëve dhe militantët partiakë!

Ky është sistemi “demokratik” i antivlerave dhe i maskarallëkut njerëzorë që i ka shtrirë rrënjët në të gjitha partitë dhe segmentet e sistemit qeverisës të vendit tonë!

Në të gjitha proceset elektorale të pas luftës vota e qytetarëve u shfrytëzua vetëm për qëllime personale të politikanëve dhe familjarëve të tyre e jo për interesin e përgjithshëm të zhvillimit të vendit dhe ndërtimit të barazisë qytetare!

Si pasojë e pabarazisë qytetare dhe denigrimit social, kemi rritje të varfërisë së skajshme e cila ka rezultuar me largime masive të popullatës nga Kosova.

Dëshpërimi i të rinjve në institucionet e shtetit është i madh dhe i pariparueshëm shkaku i mos respektimit të kritereve vlerësuese të meritave të tyre nga politikanët hileqarë të cilët i emërojnë në poste publike dhe shtetërore të afërmit e tyre pa konkurse dhe pa përmbushjen e asnjë kriteri bazik për mbulimin e një vendi të punës në ministri apo administratë publike në të dyja nivelet e qeverisjes!

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

BE: Festa në RS është ilegale, do të ketë pasoja për shkeljen e integritetit të Bosnjës

Kosova Times Kosova Times January 9, 2024
SHBA mbylli ambasadën në Kiev. “Ne morëm informacione për një sulm të mundshëm”
Guardiola mbron Haaland-in: Ai nuk është fajtor për krizën e ekipit
ShBA padit liderët e Hamasit për sulmin e 7 tetorit në Izrael
Mirel: Kosova të dëgjojë kërkesat e aleatëve, rrezikon të ardhmen evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?