By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”
May 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 maj 2025
May 12, 2025
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, 119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, 119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, 119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/01 at 10:52 PM
Kosova Times Published December 1, 2024
Share
SHARE

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër AIDS e gjeti Shqipërinë edhe me 119 persona të tjerë të infektuar me HIV/AIDS, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Drejtuesja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV/AIDS, Olimbi Hoxhaj, tha për Zërin e Amerikës se këtë vit u raportua edhe për disa bebe të lindura me HIV pozitiv. Diagnoza e vonë dhe shoqërimi i HIV-it me sëmundje të tjera mbeten shqetësime kryesore.

Në Shqipëri janë shtuar këtë vit edhe 119 persona të infektuar me HIV, nga të cilët 30 janë femra, 89 meshkuj, 4 fëmijë, 14 të rinj dhe 101 të rritur, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Gjatë këtij viti kanë humbur jetën për shkak të HIV/ AIDS-it 15 persona, 7 nga të cilët u përkasin rasteve të reja. Edhe në rastet e reja mbizotëron raporti i përgjithshëm që në 4 persona, 3 janë meshkuj dhe 1 femër.

Veprimaret e të drejtave të pacientëve, pohojnë që edhe pse mbështetja e personave që jetojnë me HIV ka shënuar disa përparime, përfshi këtu edhe ofrimin falas të medikamenteve antiretrovirale, sërish sfidat mbeten të shumta.

Drejtuesja e Shoqatës Shqiptare e Personave që Jetojnë me HIV/AIDS, Olimbi Hoxhaj, thotë për Zërin e Amerikës se raportet krahasimore ndërkombëtare, Shqipëria renditet e para në rajonin e Ballkanit përsa i përket raportit në mes numrit të popullatës, numrit të testimeve dhe rasteve të reja të diagnostikuara me HIV edhe për vitin 2024. Sipas saj, diagnoza e vonë si dhe rritja bashkë e infeksioneve HIV me sifiliz mbeten shqetësime kryesore për rastet e reja të diagnostikuara, thekson ajo.

“Një tjetër problem shqetësues nga të dhënat e këtij viti është fakti se këtë vit janë raportuar raste të reja të bebeve të lindura HIV pozitiv nëpërmjet transmetimit vertikal. Kjo tregon mungesën e efektivitetit si dhe të përfitimeve të kufizuara nga programi i parandalimit të transmetimit vertikal nga prindërit tek fëmija, program i cili ka filluar vitet e fundit të zbatohet në qendrat kryesore të ofrimit të kujdesit për nënën dhe fëmijën. Mbështetja nga institucionet shtetërore vazhdon të jetë e pamjaftueshme, veçanërisht në grupet më të riskuara”, thotë zonja Hoxhaj.

Si në klinikën ambulatore ashtu edhe pranë shoqatës drejtohen një numër jo i vogël personash, që interesohen për ndihmë të specializuar në përballimin e HIV, i cili shpesh shoqërohet me sifilizin.

Veprimtaret vërejnë që edhe pse është regjistruar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me sifiliz, ende nuk janë marrë masa për të trajtuar atë me medikamente falas në klinikat shtetërore, por personat e prekur janë të detyruar që të blejnë trajtimin në rrjetin farmaceutik dhe pastaj të marrin shërbimet në klinikat shtetërore.

Zonja Hoxhaj, po ashtu anëtare e Komitetit Drejtues të Evropës për Veprimin Kundër AIDS-it dhe pjesëtare e Grupit Europian të Trajtimit të AIDS-it, thotë se mbështetja për diagnozën e hershme, për shërbimet sociale, për kujdesin paliativ dhe atë psikologjik janë ende të pamjaftueshme.

Trajtimet me medikamente para dhe pas ekspozimit, të ashtuquajturat prep dhe pep, thotë ajo, mbeten sfidë për Shqipërinë. Sipas saj, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për qasje me medikamente në parandalim.

“Me përfundimin e financimit të Fondit Global, Shqipëria ende nuk ka një strategji të qartë ose një plan veprimi se si do të veprohet për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve mbështetëse dhe të parandalimit për personat që jetojnë me HIV si dhe për grupet e popullatave me risk. Financimi për edukimin dhe parandalimin vazhdon të mbetet një domosdoshmëri, pasi është faktor kryesor për frenimin e përhapjes së HIV-it si dhe për të garantuar që çdo person i prekur të marrë kujdesin dhe mbështetjen që meriton”, thotë zonja Hoxha.

Në 3 dekadat e fundit nga viti 1993 e deri sot HIV/AIDS ka prekur 1 mijë e 844 vetë, shumica të rritur e të rinj, 56 fëmijë, dhe kanë humbur jetën 358 persona. Në 10 vitet e fundit shifrat e infektimeve të reja janë luhatur midis 90 dhe 127 persona, që është deri tani shifra më e lartë, regjistruar në vitin 2016, ndërsa në vitin 2023 ishin 123 raste të reja me HIV.

Rruga seksuale e transmetimit të virusit HIV vazhdon të mbizotërojë në mbi 95 për qind të rasteve, 70 për qind e tyre erdhën prej marrëdhënieve heteroseksuale dhe 23 për qind prej marrëdhënieve mes meshkujsh, ndërsa transmetimi vertikal nga nëna e infektuar me HIV te fëmija përbën 2.5 % të totalit (46 raste).

“Sot, në datën 1 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër AIDS-it, në këtë ditë kujtese dhe ndërgjegjësimi, duhet të jemi pranë atyre që jetojnë me HIV, duke iu ofruar mbështetje, dinjitet dhe solidaritet. HIV-i nuk përcakton vlerën apo dinjitetin e askujt. Slogani i këtij viti është “Bashkë, për të arritur tek të gjithë”. Edhe ne së bashku mund të mposhtim stigmën dhe të ndërtojmë një të ardhme me më shumë kujdes, dinjitet, të drejta njerëzore dhe të barabarta për të gjithë”, tha zonja Hoxhaj.

ISHP ka gjetur se vetëm 15 për qind e rasteve të reja me HIV u zbuluan me test vullnetarisht, pjesa tjetër janë të vërtetuar në laboratorë analizash, në dhurim gjaku dhe në rekomandime. Testime të shumta bëhen kryesisht në dhurues gjaku, nëna shtatzëna dhe popullata në risk. Këtë vit janë kryer mbi 4 mijë teste më pak, 58 mijë e 250 sivjet nga 62 mijë e 500 një vit më parë.

HIV/AIDS në Shqipëri ka mbetur një dukuri urbane, afro gjysma e rasteve (48.5%) banojnë në Tiranë, ndërsa me një diferencë të madhe vijnë Durrësi dhe Elbasani (7%), Shkodra (4%), Vlora, Lushnja, Fieri, Korça dhe Saranda (2%).

You Might Also Like

Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”

Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?

Zelensky pranon bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë: Do ta pres Putinin më 15 maj në Turqi

Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

TAGGED: #HIV/AIDS, #Shqipëri
Kosova Times December 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Avokati nga Sarajeva: “Terroristët nga Kosova kanë idiotë të dobishëm në Sarajevë…”

Kosova Times Kosova Times October 4, 2023
44 vjet nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë
Edhe një digë tjeter u prish në Tomsk te Rusise. Dhjetë komunitete janë në rrezik nga përmbytjet
Studimi, bie trysnia e zyrtarëve për ryshfet, ndërsa publiku rrit besimin tek drejtësia
Mendohuni mirë ë para se të votoni!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?