By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Latifi:I përkushtuar për kushte më të mira për persona me nevoja të veçanta
December 3, 2025
Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë
December 3, 2025
Muja: Në Kosovë importohet energji elektrike nga Serbia më pak se 1%
December 3, 2025
Osmani dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta
December 3, 2025
Krasniqi i VV-së u kundërpërgjigjet ambasadorëve për Listën Serbe
December 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Serbia po i kopjon strategjitë e Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Serbia po i kopjon strategjitë e Rusisë
Lajme

Gërvalla: Serbia po i kopjon strategjitë e Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 6:07 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë debatit në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë në veri të Kosovës, ka thënë se Evropa për një kohë shumë të gjatë e ka toleruar Putinin, ndërsa tani edhe Vuçiqi ka një imazh të njëjtë si Putini dhe ndjen që ka të drejtë të marrë territore dhe të nisë eskalime drejt luftës shumë të ngjashmë me atë që ka bërë Milosheviqi në vitet e 90-ta.

“Një sulm aq i rëndë mbi infrasturkturën e një shteti demokratik nuk ka ndodhur në Evropë përveç nga agresori rus në Ukrainë. Serbia nuk është Rusi por po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekst rajonal”, ka theksuar Gërvalla gjatë fjalimit të saj.

Ajo ka rikujtuar se përveç sulmit terrorist mbi infrastrukturën kritike të shtetit të Kosovës, Serbia në shtator të vitit 2023 me rreth 100 trupa paramilitare të pajisura me armë më të rënda të nivelit të lartë, direkt nga arsenali ushtarak serb dhe me pajisje për rreth 400 trupa, bashkë me ushtrinë serbe me gatishmëri për të hyrë në Kosovë ka ndërmarrë përpjekjen e parë për ndërhyrje ushtarake në një vend me prani të NATO-s.

“Pra është krejtësisht e pamundur që një vendim i tillë të merrej pa koordinim me Rusinë. Rusia është e rrënjësur thellë në strukturat e Serbisë jo vetëm në ekonomi por edhe në strukturat e intelegjencës dhe ministrinë e mbrojtjes. As 5000 trupat e NATO-s nuk e ndalën Serbinë dhe Rusinë. Kjo nuk ka të bëjë me veriun e Kosovës, nuk është thjesht një mosmarrëveshje mes Serbisë e Kosovës, ajo që po ndodh prej vitesh para syve tanë është një konfrontim i përshkallëzuar që teston se për çfarë është i gatshëm Perëndimi”, ka thënë Gërvalla.

Ajo tutje rikujtoi se Vuçiqi ka qenë ministër i propagandës tek regjimi i Millosheviqit dhe se mediat në Serbi dirigjohen prej tij dhe kanë urrejtje ndaj Kosovës, ndaj opozitës së atjeshme dhe Perëndimit.

“Propagandohet përçmimi i një etnie, në këtë rast shqiptarëve në mënyrën më të thellë raciste, derisa në stadiumet serbe turmat këndojnë për minuta të tërë ‘Vrisni therrni shqiptarët’. Ata nuk duan Evropë, thjesht i duan eurotë e Evropës. Pra, portofolin e kanë në Bruksel, por zemrën e kanë në Moskë”, ka nënvizuar Gërvalla.

You Might Also Like

Latifi:I përkushtuar për kushte më të mira për persona me nevoja të veçanta

Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë

Muja: Në Kosovë importohet energji elektrike nga Serbia më pak se 1%

Osmani dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Krasniqi i VV-së u kundërpërgjigjet ambasadorëve për Listën Serbe

TAGGED: #Donika Gërvalla, #PE
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lushtaku: Derisa nuk reflekton shumica, ne kemi qëndrimet e njëjta

Kosova Times Kosova Times June 11, 2025
Legjitimiteti i zgjedhjeve në veri në rrezik
Armando Sadiku prezantohet nga skuadra indiane Mohun Bagan
Leximi i librave, ndihmon në të mësuarit gjatë gjithë jetës
Paqeruajtësit rusë kanë mbyllur pikat e tyre të vëzhgimit në Nagorno-Karabakh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?