By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale akuzon Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale akuzon Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje
Ballina 2Rajon / Botë

Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale akuzon Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 9:11 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP-së) ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duke i akuzuar për ndërhyrje në hetimet e gjykatës. Ajo i ka quajtur sulmet ndaj gjykatës si “të tmerrshme”.

“Gjykata po kërcënohet me sanksione ekonomike të ashpra nga një anëtar i përhershëm të Këshillit të Sigurimit sikur gjykata të ishte një organizatë terroriste”, tha gjyqtarja Tomoko Akane gjatë fjalimit në takimin vjetor të këtij institucioni, të hënën.

Zonja Akane i referohej vërejtjeve të bëra nga senatori amerikan Lindsey Graham, partia republikane e të cilit do të kontrollojë të dy dhomat e Kongresit në janari. Senatori Graham e krahasoj gjykatën me një “shaka të rrezikshme” dhe i kërkoi Kongresit të vinte sanksione ndaj prokurorit të saj. “Kam një mesazh për aleatët, për Kanadanë, Britaninë, Gjermaninë, Francën, nëse përpiqeni të ndihmoni Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ne do t’ju vëmë sanksione”, tha Senatori Graham gjatë një interviste për rrjetin amerikan ‘Fox News’.

Senatori Graham u zemërua nga njoftimi i muajit të kaluar se gjyqtarët kishin pranuar një kërkesë nga kryeprokurori i gjykatës Karim Khan për të lëshuar urdhërarreste për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe për shefin ushtarak të Hamasit për krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën 14 mujore në Gazë.

Kjo shënon herën e parë që gjykata globale e drejtësisë lëshon urdhër arrest për udhëheqësin e një aleati të rëndësishëm perëndimor.

Sfidat e GJNP-së me urdhrat për arrestimin e udhëheqësve

Kërcënimet e Senatorit Graham nuk shihen si fjalë boshe.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, gjatë mandatit të parë, sanksionoi prokurorin e mëparshëm të gjykatës, Fatou Bensouda, me një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të pasurive për shkak të hetimit të trupave amerikane dhe zyrtarëve të inteligjencës në Afganistan.

Kryetarja e Gjykatës Akane, u shpreh ashpër edhe për Rusinë. “Disa zyrtarë të zgjedhur po përballen me urdhër-arreste nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit”, tha ajo. Moska lëshoi urdhër arrest për kryeprokurorin e gjykatës Khan dhe të tjerë në përgjigje të hetimit ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.

Asambleja e Shteteve, e cila përfaqëson 124 vendet anëtare të GJNP-së, do të mbajë konferencën e saj të 23-të për të zgjedhur anëtarët e komitetit dhe për të miratuar buxhetin e gjykatës.

GJNP u krijua në vitin 2002 për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për krime e luftës, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit. Gjykata përfshihet vetëm kur kombet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë t’i ndjekin penalisht këto krime në territorin e tyre. Deri më sot, 124 vende kanë nënshkruar Statutin e Romës, i cili krijoi gjykatën. Izraeli, Rusia dhe Kina nuk e kanë nënshkruar Statutin e Romës.

GJNP nuk ka forcë zbatuese dhe mbështetet në shtetet anëtare për të ekzekutuar urdhër-arrestet.

Vendimi për të lëshuar urdhra të tillë për Kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, është denoncuar nga kritikët e gjykatës. Vendimi ka marrë mbështetje të rezervuar nga shumë prej mbështetësve të saj, një dallim i madh me mbështetjen e fuqishme që u dha vitin e kaluar për urdhër-arrestin kundër Presidentit rus Putin për krimet e luftës në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden i quajti urdhrat e arrestit për zotin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes “ofendues” dhe u zotua të mbështesë Izraelin. Një vit më parë, Presidenti Biden e quajti urdhër-arrestin për Presidentin Putin “të justifikuar” dhe tha se Presidenti rus kishte kryer krime lufte. Shtetet e Bashkuara nuk janë vend anëtar i GJNP-së.

Franca tha se do të “respektonte detyrimet e saj”, por do të duhej të shqyrtonte imunitetin e mundshëm të zotit Netanyahu. Kur u shpall urdhri për Presidentin Putin, Franca tha se do t’i japë “mbështetjen e saj punës thelbësore” të gjykatës.

Austria dhe Italia nuk u pajtuan me urdhrat e arrestit, por thanë se do t’i zbatojnë ato. Gjermania tha se do ta studionte vendimin. Anëtarja e Gjykatës Hungaria ka thënë se do të qëndrojë me Izraelin në vend të gjykatës.

Ekspertja e sigurisë globale, Janina Dill, shprehu shqetësim se përgjigje të tilla mund të minojnë përpjekjet për drejtësinë globale. “Kjo me të vërtetë ka potencialin të dëmtojë jo vetëm gjykatën, por ligjin ndërkombëtar”, tha ajo për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’.

Milena Sterio, eksperte në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Klivlendit, i tha agencisë ‘Associated Press’ se sanksionet kundër gjykatës mund të prekin një numër njerëzish që kontribuojnë në punën e gjykatës, siç është avokatja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amal Clooney. Zonja Clooney e këshilloi prokurorin aktual për kërkesën e tij për urdhër-arrestet për Kryeministrin Netanyahu dhe të tjerët.

“Sanksionet janë një barrë e madhe”, tha zonja Sterio.

Akuzat kundër Kryeprokurorit Khan

Përveç takimit në Hagë janë edhe trysnitë e brendshme me të cilat përballet kryeprokurori Khan. Në tetor, “Associated Press” njoftoi se kryeprokurori 54-vjeçar britanik po përballet me akuzat se ai u përpoq të detyronte një këshilltare femër të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Dy bashkëpunëtorë, të cilëve gruaja ua tregoi në mirëbesim ngjarjen, e raportuan sjelljen e tij në muajin maj te mbikëqyrësi i pavarur i gjykatës. Gjykata thotë se e intervistoi gruan dhe i dha fund hetimit pas pesë ditësh, kur ajo vendosi të mos bënte një ankese zyrtare. Kryeprokurori Khan nuk u mor në pyetje. Ai i ka mohuar pretendimet.

Asambleja e Shteteve ka njoftuar se do të nisë një hetim të jashtëm për akuzat. Nuk është e qartë nëse hetimi do të trajtohet gjatë takimit.

Kryeprokurori Khan e mori fjalën pas Gjyqtares Akane. Ai nuk i trajtoi drejtpërdrejt akuzat ndaj tij apo kërcënimet ndaj gjykatës, përveçse tha se institucioni po përballej me “sfida të paprecedenta”.

Ai theksoi kërkesën e fundit të zyrës së tij për një urdhër-arresti kundër kreut të qeverisë ushtarake të Mianmarit dhe tha se planifikonte të kërkonte urdhër-arreste në lidhje me Afganistanin dhe Sudanin, në muajt e ardhshëm.

Në fund të javës së kaluar, gjashtë vende, duke përfshirë Francën, Luksemburgun dhe Meksikën, i kërkuan zyrës së kryeprokurorit Khan të shqyrtonte krimet e mundshme në Afganistan që kur talebanët morën kontrollin në vitin 2021. Ndërsa zoti Khan nuk është i detyruar të hapë një hetim në përgjigje të një kërkese të tillë, historikisht prokurorët e gjykatës i kanë marrë parasysh kërkesat e tilla.

Gjykata, e cila është përballur prej kohësh me akuza për mosefektshmëri, nuk ka në plan ndonjë gjykim me përjashtim të dy proceseve që pritet të marrin fund në dhjetor. Ndërsa ka lëshuar një sërë urdhër-arrestesh muajt e fundit, shumë të pandehur të profilit të lartë mbeten të lirë.

Shtetet anëtare nuk veprojnë gjithmonë. Mongolia refuzoi të arrestonte Presidentin Putin kur ai kreu një vizitë në shtator. Ish-presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, kërkohet nga GJNP-ja për akuza në lidhje me konfliktin në Darfur, por vendi i tij ka refuzuar ta dorëzojë atë. Javën e kaluar, Kryeprokurori Khan kërkoi një urdhër arrest për kreun e regjimit ushtarak të Mianmarit, gjeneralin e lartë Min Aung Hlaing, për sulme kundër pakicës myslimane të vendit, Rohinga. Gjyqtarët ende nuk kanë vendosur për këtë kërkesë.

Ekspertja për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Klivlendit Milena Sterio tha “është shumë e vështirë të arsyetosh ekzistencën e gjykatës”.

You Might Also Like

Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën

Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”

Pas tre dekadave bie në prangat greke nje nga kriminelët më të kërkuar ne BH

Sanchez: Ne nuk tregtojmë me një shtet gjenocidal

Turqia kërkoi një shtyrje, negociatat do të zhvillohen pasdite pa Trumpin dhe Putinin. Zelensky zbarkoi

TAGGED: #GjNP, #Rusia, #ShBA-ja, #Tomoko Akane
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Robbie Keane emërohet trajner i Ferencvaros

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
“Tokë e shkrumbuar”: Gazetarët e REL-it në vijën e frontit në Ukrainë
Përfundon takimi i presidentes me liderët, s`ka marrëveshje
Gjermania i shton kontrollet kufitare për ta parandaluar valën e re të emigrantëve
Zbulohet në Herticë lapidari i heronjve të Luftës së Dytë Botërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?