By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori Ismaili takon ekspertët e lartë të misionit të FMN-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Guvernatori Ismaili takon ekspertët e lartë të misionit të FMN-së
Lajme

Guvernatori Ismaili takon ekspertët e lartë të misionit të FMN-së

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 3:15 PM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili zhvilloi takim me ekspertët e angazhuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në përbërje të Valter Borges de Araujo Neto dhe Rita Tam, në kuadër të asistencës teknike të kërkuar nga BQK-ja për avancimin e metodologjisë dhe praktikave të mbikëqyrjes bankare.

BQK njofton se në kuadër të këtij Misioni, do të shqyrtohet procesi aktual mbikëqyrës dhe do të identifikohen fushat me rëndësi për të avancuar metodologjinë dhe procesin mbikëqyrës sipas praktikave mbikëqyrëse evropiane, duke avancuar modelin CAMELS drejt metodologjisë të Procesit të Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës (SREP), siç zbatohet nga Banka Qendrore Evropiane dhe Bankat Qendrore të Bashkimit Evropian.

“Si rezultat i kësaj asistence teknike, në bashkërendim me ekspertët ndërkombëtar të FMN-së, do të finalizohet udhërrëfyesi për avancimin e metodologjisë mbikëqyrëse SREP, rekomandohen plotësimet në manualin mbikëqyrës përfshirë ndryshimet eventuale rregullative, fazën testuese të zbatimit dhe zbatimin përfundimtar si proces gradual, krahas avancimit të kapaciteteve profesionale dhe teknike”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Ky Mision është duke u zhvilluar në linjë rekomandimet e dakorduara me programin e FMN-së për Marrëveshjen Stand-By Arrangement (SBA) si dhe proceset rishikuese.

FMN vlerësoi përkushtimin e BQK-së për reformat institucionale, që përmes avancimeve të tilla përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, me qasje proaktive për të avancuar aspekte të mbikëqyrjes dhe stabilitetit financiar si dhe reformat tjera drejt harmonizimit me standardet dhe praktikat e zbatuara nga autoritetet rregullative dhe mbikëqyrëse të Bashkimit Evropian.

“BQK-ja mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha masave e parapara në Programin me FMN, në kuadër të aktiviteteve të reformuese në linjë me objektivat e saj dhe Planin 5-vjeçar Strategjik, ndërsa shprehet falënderuese ndaj FMN për mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në komunikatën e BQK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

TAGGED: #BQK, #FMN
Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mrekulli të vogla: Ndikimi i madh i skulptorit ukrainas në Budapest

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Përkujtohen dëshmorët në Smirë dhe Lubishtë të Vitisë
Ish-oficeri i KGB-së që gjeti një varr masiv të të shtypurve në 1991: “Popullit tonë nuk i duhet destalinizimi”
Ja çfarë sjell koncepti i “botës serbe” dhe çfarë planesh kanë Vuçiq, Vulin dhe Dodik…
Horoskopi ditor për 17 korrik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?