By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive
February 2, 2026
Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill
February 2, 2026
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 2, 2026
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO-ja përpiqet të sigurojë Baltikun pas dyshimeve për sabotazh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > NATO-ja përpiqet të sigurojë Baltikun pas dyshimeve për sabotazh
Rajon / Botë

NATO-ja përpiqet të sigurojë Baltikun pas dyshimeve për sabotazh

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 9:48 PM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Më 18 nëntor, vetëm pak orë pas prerjes së kabllove të komunikimit në Detin Baltik, 30 anije të NATO-s dhe rreth 4,000 forca ushtarake filluan në të njëjtën zonë një nga stërvitjet më të mëdha detare në Evropën Veriore.

Stërvitja ushtarake 12-ditore e koduar “Freezing Winds” (Erërat e Acarta) ishte pjesë e një përpjekjeje për të përforcuar mbrojtjen e infrastrukturës së aleancës në det nga e cila kalon rreth 15% e trafikut botëror të anijeve dhe që shihen gjithnjë e më të cenueshme ndaj sulmeve.

Deti Baltik kufizohet nga tetë vende të aleancës dhe Rusia. Që nga viti 2022, kur Rusia sulmoi Ukrainën, janë regjistruar të paktën tre incidente të mundshme sabotimi ndaj 40 kabllove të telekomunikacionit dhe tubacioneve kritike të gazit që kalojnë nëpër dyshemenë e cekët detare.

“NATO-ja po shton patrullimet, aleatët po investojnë në teknologji novatore që mund të ndihmojnë në sigurimin më të mirë të interesave tona”, tha zëdhënësi i Komandës Detare të NATO-s, Arlo Abrahamson.

Sidoqoftë, cektësia detare që bën të mundur prerjen e kabllove nga spirancat e anijeve, shto këtu edhe kushte atmosferike që ndryshojnë papritur, e bëjnë pothuajse të pamundur parandalimin e incidenteve të tilla.

Në ditën e tretë të stërvitjes së aleancës, komandantja e marinës gjermane, Beata Krol, u përpoq të lëshonte një dron nënujor nga anija e saj e çminimit, Weilheim, për të inspektuar shtratin detar, ndërsa shpërtheu një stuhi dimërore. Pas një vonese prej 30 minutash për lëshimin, droni kishte ngrirë dhe nuk funksiononte.

Pas vitesh punë në Detin Baltik për asgjësimin e minave të kohës së Luftës së Dytë Botërore, NATO-ja po e transformon flotën e saj me gjashtë anije për gjetjen e minave që të vëzhgojë gjithashtu për aktivitete të dyshimta nënujore. Aleanca po e pajis flotën me sonar për skanimin e dyshemesë detare, dronë që filmojnë në thellësi të ujit dhe specialistë të pranishëm për zhytje të çastit.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Baltiku, #NATO, #Sabotazh
Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mjegull e madhe, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes

Kosova Times Kosova Times January 1, 2025
Samiti i Liderëve, Osmani takohet me kryeministren daneze
Tahiri: Nuk pranojmë kushtet e dorëzimit, presim dorëheqjen e qeverisë
Rama premton ndërtimin e Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë
U19 / FFK nikoqire e ndeshjeve kualifikuese për EURO 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?