By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq thotë se zhvilloi bisedë “të vështirë” me Kallasin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq thotë se zhvilloi bisedë “të vështirë” me Kallasin
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq thotë se zhvilloi bisedë “të vështirë” me Kallasin

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 4:20 PM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar bisedë të “hapur dhe të vështirë”.

Kallas në Bruksel më 3 dhjetor do të zhvillojë takim të ndarë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këto takime dypalëshe nuk janë pjesë e dialogut për normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Vuçiq shkroi në Instagram se Kallas foli për domosdoshmërinë e dialogut me Kosovën, “zgjidhjen e rastit të Banjskës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse”.

“Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, tha Vuçiq.

Takimet e shefes së re të diplomacisë së BE-së me krerët e Kosovës dhe Serbisë, mbahen disa ditë pas një shpërthimi në një kanal të ujit në Zubin Potok të Kosovës. Kosova ka fajësuar Serbinë për shpërthimin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se do të hetojë këtë rast.

Kallas, që nisi mandatin e saj pesëvjeçar më 1 dhjetor, do të ndërmjetësojë procesin e dialogut, që ka nisur më 2011.

Gjatë procesit janë arritur dhjetëra marrëveshje, por pak prej tyre u zbatuan në terren.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në shtator të vitit 2023.

Pak ditë pas atij takimi, ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një polic.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kosova ka ngritur aktakuzë për rastin e Banjskës, dhe Radoiçiq aty thuhet se ka qenë përgjegjës i grupit. Prishtina ka kërkuar që Serbia të dorëzojë atë tek autoritetet e Kosovës.

Në anën tjetër, autoritetet gjyqësore në Serbi kanë paralajmëruar se së shpejti do të marrin vendim lidhur me ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Radoiçiqit për rastin e Banjskës, pasi autoritetet serbe kanë kryer një hetim të ndarë për këtë rast.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…

Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…

Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030

CNN: Higgins fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Miami, fitorja e parë demokrate në 30 vjet

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Kaja Kallas
Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës dhe krenaria jonë kombëtare

Kosova Times Kosova Times October 17, 2025
Rama pas votimit: Të fitojë më i miri, qytetarët të votojnë
Të hënën në Londër, Samiti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor
SHBA filloi transferimin e tankeve në Poloni për të forcuar krahun lindor të NATO-s
Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të poshtme të Podujevës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?