By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka është infrastrukturë kritike e Kosovës dhe kush e ruan?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çka është infrastrukturë kritike e Kosovës dhe kush e ruan?
Ballina 1Lajme

Çka është infrastrukturë kritike e Kosovës dhe kush e ruan?

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 12:21 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Energjia, transporti, sistemi bankar, tregjet financiare, shëndetësia, uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, rrjeti digjital, administrata publike si dhe prodhimi, përpunimi dhe shpërndarja e ushqimit janë sektorët që përbëjnë infrastrukturën kritike të Kosovës.

Kjo infrastrukturë është jetike për funksionimin dhe sigurinë e shtetit si dhe të qytetarëve të tij.

Kosova ka ligj për mbrojtjen e saj, por disa ekspertë të sigurisë thonë se ai nuk zbatohet siç duhet.

Për Mentor Vrajollin, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), shtimi i masave është urgjent, në kohën kur kërcënimet, “si kibernetike, ashtu edhe terroriste”, janë rritur në nivel global.

Javën e kaluar, në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës – i cili furnizon me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – ndodhi një shpërthim i fuqishëm, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Për pasojë, furnizimi i rregullt me ujë dhe energji elektrike u ndërpre për disa kohë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për këtë sulm, duke thënë se qëllim kishte t’i shkaktonte dëme të pariparueshme infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohoi çdolloj përgjegjësie dhe e dënoi sulmin.

Çka parasheh ligji?

Kosova ka Ligjin për infrastrukturën kritike që nga viti 2018.

Qëllimi i tij është “ta ruajë dhe mbrojë infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, t’i mbrojë qytetarët e Republikës së Kosovës, t’i parandalojë incidentet dhe ta minimizojë dëmin potencial në këtë infrastrukturë”.

Më 27 nëntor, vetëm dy ditë para sulmit në Ibër-Lepenc, Qeveria e Kosovës miratoi disa ndryshime në ligj, duke i shkrirë disa sektorë të infrastrukturës kritike në një.

Këto ndryshime tani janë në pritje të votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përndryshe, autoriteti kryesor për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, si dhe të politikave për identifikimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, është Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Ajo ka kompetencë të kryejë inspektime në terren dhe të sigurojë, madje, mbrojtjen e duhur fizike të hapësirave të infrastrukturës kritike.

Kjo ministri nuk iu përgjigj kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të komentuar rreth mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së kësaj infrastrukture.

Por, pas shpërthimit në Ibër-Lepenc, Këshilli i Sigurisë i Kosovës miratoi disa masa shtesë për të forcuar sigurinë e infrastrukturës kritike, qoftë në ura, trafostacione, antena, liqene etj.

Për këtë qëllim, Këshilli kërkoi nga Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës që të aktivizohen në terren.

Si ruhet infrastruktura kritike?

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Izmi Zeka, thotë se nuk duhet pritur ndonjë rast i caktuar për t’u marrë masa.

Sipas tij, janë disa sektorë që u duhet sigurim i vazhdueshëm fizik.

Në mesin e tyre, ai veçon ujin, ushqimin dhe rrymën.

“Penda e Badovcit, Gjilanit, Ujmanit, Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’, ‘Mitrovica’… e pastaj Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) janë sektorë që nuk duhet të lihen pa roje, pa mbikëqyrje, pa kontroll 24 orë, sepse dëmet eventuale në ta mund të jenë katastrofale dhe ta rrezikojnë shëndetin publik”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Pyetjeve të REL-it për sigurimin fizik të objekteve të tyre nuk iu përgjigjën as KEK-u, as Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, e as Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

Bashkim Kurti, kryeshef ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, tha se në fabrikat ku bëhet trajtimi i ujit, ka roje gjatë gjithë kohës.

“Ndërmarrja i ka dy fabrika: një në Shipol dhe një në Balincë. Në këto dy hapësira ka sigurim 24 orë. Ata janë punëtorë të kompanisë dhe përkujdesen edhe për çështje të sigurisë, edhe për çështje operative”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Pas sulmit në Ibër-Lepenc, kryeministri Kurti tha se ky kanal është thuajse e pamundur të mbikëqyret gjatë gjithë kohës.

“Kanali Ibër-Lepenc është një kanal mbi 50 kilometra dhe natyrisht që është tejet e vështirë të kontrollohet dhe të jetë nën mbikëqyrje 24 orë në shtatë ditë të javës, në gjithë gjatësinë e tij”, tha ai në një konferencë për media më 1 dhjetor.

Direktiva e BE-së për qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike

Bashkimi Evropian, ku Kosova mëton të anëtarësohet, ka fuqizuar Direktivën për qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike më 16 janar të vitit 2023.

Ajo synon ta rrisë qëndrueshmërinë e subjekteve kritike ndaj një sërë kërcënimesh, përfshirë: rreziqet natyrore, sulmet terroriste, kërcënimet e brendshme ose sabotazhin, si dhe urgjencat e shëndetit publik.

Rregullat, mes tjerash, kërkojnë nga vendet anëtare që të miratojnë strategji kombëtare dhe të bëjnë vlerësime të rregullta të rrezikut.

Subjektet kritike duhet, po ashtu, t’i kryejnë vetë vlerësimet e rrezikut dhe të marrin masa teknike, të sigurisë dhe organizative, për ta rritur qëndrueshmërinë e tyre.

Për këtë qëllim, BE-ja rekomandon që të kihen parasysh tri prioritete: gatishmëria, reagimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

“Të respektohet ligji”

Vrajolli nga QKSS-ja thotë se shkatërrimi i infrastrukturës kritike mund ta pengojë funksionimin e shtetit.

Ndaj, sipas tij, duhet të ndërmerren masa sa më herët, në përputhje me ligjin.

Në këtë aspekt, ai rekomandon që Kosova të përpilojë një listë me emra të institucioneve, të ndërmarrjeve apo të operatorëve privatë, që do të mbikëqyrnin dhe ruanin infrastrukturën kritike.

“Të sigurohemi që në këtë periudhë, kur kërcënimet në nivel global janë rritur dukshëm, i kemi masat e nevojshme për të parandaluar çfarëdo sulmi rreth kësaj infrastrukture”, thotë Vrajolli, duke përmendur si opsion edhe vendosjen e kamerave përreth saj.

Ai shton se Kosova nuk ka kuadro të mjaftueshme për zbatimin e ligjit, por se “ato mund të krijohen”.

Koordinimi ndërinstitucional, sipas tij, është i domosdoshëm, sepse infrastruktura kritike nuk është vetëm në pronësi publike, por edhe private, e po ashtu, ajo nuk është vetëm fizike, por edhe virtuale.

“Shteti duhet ta identifikojë dhe mbrojë atë, sidomos tash kur është një periudhë e pasigurt, kur ka shumë aktorë të gatshëm për të krijuar destabilitet në të gjithë botën”, thotë Vrajolli.

Duke iu adresuar gazetarëve më 1 dhjetor, Kurti përmendi Rusinë dhe tha se sulmi në Ibër-Lepenc “duket se ka lidhje” me sulmet e Federatës Ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Për t’i përforcuar këto pretendime, ai shfaqi një fotografi për të cilën tha se tregon emblema të njësive ushtarake ruse, të konfiskuara nga Policia e Kosovës në veri të vendit.

You Might Also Like

Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit

Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

TAGGED: #Infrastruktura kritike, #Kosova
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti e ka kthyer veriun në kohën e para pavarësisë

Kosova Times Kosova Times August 15, 2023
Ish-këshilltari i Obamas: ShBA-ja nuk e pa me kohë ndryshimin e Putinit kur u rikthye në Kremlin
Musk mbështet Trump, dhuron para në mbështetje të fushatës së ish-presidentit
Jep ryshfet ndaj zyrtarit policor në Vërmicë, intervistohet i dyshuari
Rutte: Stabiliteti në Kosovë, në BeH dhe Serbi, është në interesin e NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?