By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “K’cimi i Tropojës” mbrohet nga UNESCO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > “K’cimi i Tropojës” mbrohet nga UNESCO
Ballina 2Lajme

“K’cimi i Tropojës” mbrohet nga UNESCO

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 12:30 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

“K’cimi i Tropojës”, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, njoftoi të mërkurën ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja.

“Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, ‘K’cimi i Tropojës’ është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”, tha Gonxhja.

Ai e ka vlerësuar vendimin e UNESCO-s si hap të radhës drejt “lartësimit të vlerave kombëtare duke na bërë dhe me krenarë për vendin tonë”.

“K’cimi i Tropojës” është një vallëzim festiv që praktikohet gjatë gjithë vitit, dhe veçanërisht gjatë ceremonive festive tradicionale si, dasma, fejesa, ditëlindje, ceremoni inicimi, festa fshati dhe raste të tjera shoqërore, përfshirë ato që janë më pak zyrtare, dhe shpesh mjaft spontane.

Vallja ka lëvizje ritmike dhe shoqërohet me tupan, çifteli dhe fyell, ndërsa valltarët mbajnë veshje tradicionale dhe shami të kuqe ose të verdhë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se me këtë vendim “rilindi një trashëgimi që po braktisej dhe harrohej”.

Dosja për “K’cimin e Tropojës” u dorëzua në UNESCO tre vjet më parë bashkë me ‘Transhumancën” dhe “Xhubletën”, të cilat gjithashtu janë marrë nën mbrojtje nga UNESCO.

“K’cimi i Tropojës” është shpallur më herët nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave në Shqipëri, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Xhubleta shqiptare, veshja katër mijë vjeçare, është marrë nën mbrojtje Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dy vjet më parë. Ky vendim do të ndihmojë për ta ruajtur mjeshtërinë e krijimit të saj brez pas brezi.

Ndërsa, tradita e shtegtimit të bagëtive apo ‘Transhumanca’ u mor nën mbrojtje nga UNESCO një vit më parë.

Pjesë e listës së pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO janë edhe Butrinti, Berati, Gjirokastra si dhe iso-polifonia.

You Might Also Like

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Në Prishtinë do të promovohet libri “Jam Mysliman” i Ben Blushit

Rusia vazhdon sulmet në Ukrainë. 12 persona të vrarë

Ferizaj mban mbledhje komemorative për koreografin Bajram Tahiri

FT: Nëse Rusia vazhdon të shkelë armëpushimin në Ukrainë, do të pasojë një përgjigje e koordinuar ushtarake nga Evropa dhe SHBA-ja

TAGGED: #K'cimi i Tropojës, #UNESCO
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arabia Saudite midis dy zjarreve

Kosova Times Kosova Times June 16, 2025
FOTO DHE VIDEO Përmbytje të mëdha në Barcelonë, mbërrijnë pamjet e para
Janjiq: Dilema BE apo Kosovë është shpikur që nga koha e Gjingjiqit, Tadiqit dhe Koshtunicës
BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në
A munden drithërat ukrainase të lehtësojnë krizën globale ushqimore?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?