By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus
January 25, 2026
Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014
January 25, 2026
Macron kërkoi urgjentisht armë që do të ndryshojnë rregullat e lojës
January 25, 2026
VIDEO: Momenti kyç i vrasjes në Minneapolis është kapur, dëshmitarët thonë: ‘Alex nuk kishte armë, ai kishte një kamerë!’
January 25, 2026
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takon O’Brienin, bisedojnë për sulmin në Ibër-Lepenc
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takon O’Brienin, bisedojnë për sulmin në Ibër-Lepenc
Ballina 1Lajme

Kurti takon O’Brienin, bisedojnë për sulmin në Ibër-Lepenc

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 2:27 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel me me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me të cilin ka biseduar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Kurti, sipas njoftimit për media, ka ndarë me zyrtarin e lartë amerikan detaje për sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

“Sulmi i 29 nëntorit, ishte sulm mbi popullsinë civile meqë përmes tij u rrezikua që më shumë se gjysma e popullatës së vendit të mbeten pa energji elektrike dhe pa ujë”, tha Kurti.

Sulmi në Varragë të Zubin Potokut është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, deklaroi ditë më parë se pavarësisht se është ende herët të dihet fajtori, në këtë fazë “nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet”.

Kosova ka fajësuar për sulmin Serbinë, por Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar atë.

Kurti i tha O’Brienit se sulmi në Zubin Potok ishte sulmi i dytë “në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë, që për qëllim kishte aneksimin e veriut të vendit dhe ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, dhe sulmin më të madh dhe më serioz ndaj infrastrukturës kritike, që për qëllim kishte ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale, si rryma, uji dhe telekomunikimi, dhe çrregullimin e jetës shoqërore, qytetare, ekonomike dhe të institucioneve”.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.Duke folur për sulmin në Banjskë, për të cilin Kosova fajëson Serbinë, Kurti tha se është i rëndësishëm “arrestimi dhe ekstradimi i Millan Radoiçiqit”, i cili, sipas tij, “vazhdon të paraqesë rrezik për sigurinë e vendit dhe të rajonit për sa kohë që endet i lirë në Serbi dhe ka mbështetjen e presidentit [të Serbisë], Aleksandar Vuçiq dhe aparatit shtetëror atje”.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë kundër Radoiçiqit, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale, por vetëm tre prej tyre gjenden në Kosovë.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.

Autoritetet gjyqësore në Serbi – shtet që po kryen hetime për sulmin në Banjskë – ka thënë se së shpejti do të merret një vendim për ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Radoiçiqit sa i përket sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

You Might Also Like

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Caktohet paraburgim njëmujor për 23 të dyshuar për manipulim votash

Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë

Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Moti në Shqipëri me vranësira paradite dhe reshje shiu e bore në mbrëmje

TAGGED: #Albin Kurti, #James O’Brien
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një i dyshuar në veri për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Presidentja nuk do të mund ta dekretojë Ligjin për pagën minimale
Aksident në “Rrugën e Arbrit”! Makina përfundon në lumë, plagosen dy të rinj
Rrëfimi i mercenarit te Wagner: “Prigozhin është Satan, ai nuk ka asnjë ide për taktikat ushtarake! Rusia së shpejti do të ketë një udhëheqës të ri…”
Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?