By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë, “të përfshirë në dëbimin e fëmijëve ukrainas”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë, “të përfshirë në dëbimin e fëmijëve ukrainas”
Rajon / Botë

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë, “të përfshirë në dëbimin e fëmijëve ukrainas”

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 8:42 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ishin të përfshirë drejtpërdrejt në urdhërimin e trasferimit me forcë, të strehimit dhe më pas birësimit të fëmijëve ukrainas që u zhvendosën nga zonat e luftës dhe rajonet e pushtuara të Ukrainës, gjetën hulumtuesit amerikanë.

Në një raport të publikuar, hulumtuesit nga Universiteti Yale thanë se të paktën 314 fëmijë nga Ukraina ishin subjekt i një “programi sistematik të birësimit dhe strehimit të detyrueshëm” nga individë dhe familje ruse.

“Federata Ruse është përfshirë në një birësim të detyrueshëm dhe transferim fëmijësh nga Ukraina në mënyrë sistematike, të qëllimshme dhe të gjerë”, tha raporti. “Operacioni… u iniciua nga Putin dhe vartësit e tij me qëllimin për të ‘rusifikuar’ fëmijët nga Ukraina”.

Gjetjet i shtohen të dhënave të shumta që sugjerojnë se Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë mund të jenë përfshirë në krime lufte.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi fletarrestim për Putinin në mars 2023 për “krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm” dhe “transferimit të paligjshëm” të fëmijëve nga territori ukrainas në Rusi. Komisionarja e Kremlinit për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, u akuzua gjithashtu.

Hulumtuesit në Laboratorin e Kërkimeve Humanitare të Universitetit Yale, puna e të cilëve mbështetet pjesërisht nga Departamenti amerikan i Shtetit, thanë se kishin dokumentuar që nga viti 2022:

  • Aeroplanët e regjistruar në Forcat Ajrore të Rusisë dhe në Zyrën presidenciale u përdorën për të transportuar fëmijët në Rusi;
  • Fëmijët ukrainas u mbajtën në Rusi për muaj të tërë, u regjistruan në shkolla ruse dhe më pas u regjistruan në baza të dhënash për strehimin e fëmijëve;
  • Disa fëmijë ukrainas shfaqen në bazat e të dhënave ruse sikur ata kanë lindur në Rusi, jo në Ukrainë;
  • Shtetasit rusë, që morën kujdestarinë ligjore të të miturve ukrainas, u “inkurajuan” të aplikonin për shtetësi ruse për fëmijët nën kujdesin e tyre;
  • Fëmijët ukrainas iu nënshtruan “riedukimit prorus” në institucionet shtetërore ruse.

Sipas raportit, shumica e fëmijëve nga Ukraina, që janë të regjistruar në baza të dhënash të Rusisë, janë marrë nga Donjecku, rajon në lindje të Ukrainës që është pjesërisht i pushtuar nga forcat ruse dhe forcat aleate ruse që nga viti 2014.

Kremlini ka shpallur aneksimin e rajonit të Donjeckut, dhe tri rajoneve të tjera ukrainase – Luhansku, Zaporizhja dhe Hersoni – plus të Gadishullit të Krimesë. Vetëm Siria dhe Koreja e Veriut e kanë njohur këtë lëvizje.

Përfaqësuesit rusë shpesh e paraqesin përpjekjen e tyre si një gjest humanitar, duke strehuar, ushqyer ose mbrojtur fëmijët nga lufta ose nga kolapsimi i shërbimeve rajonet e pushtuara. Megjithatë, në shumë raste, autoritetet ruse kanë bëtë pak për të identifikuar prindërit ose të afërmit ose kujdestarët ligjorë të fëmijëve ukrainas.

Sipas të dhënave zyrtare të Ukrainës, deri më 24 korrik 2024, 19.546 fëmijë janë dëbuar nga Ukraina për në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Komisionari për të drejtat e njeriut i Ukrainës muajin e kaluar tha se deri më tani 1.012 fëmijë janë kthyer nga Rusia.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë më 4 dhjetor se po vendos kufizime sa i përket vizave për pesë zyrtarë rusë që mbështeten ose janë instaluar nga Rusia, në përgjigje të përfshirjes së tyre në shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë, duke përfshirë edhe dëbimin me forcë të fëmijëve.

“Shumë nga këta fëmijë u është ndryshuar identiteti dhe origjina u është mjegulluar, i janë nënshtruar indoktrinimit prorus dhe militarizimit ose janë birësuar nga familjet ruse”, tha DASH-i.

DASH-i nuk identifikoi pesë zyrtarët rusë, por shtoi se autoritetet e Kremlinit kishin krijuar pengesa që parandalojnë kthimin e fëmijëve në Ukrainë.

“Përbuzja e vazhdueshme e Rusisë për detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare për të raportuar vendndodhjen e këtyre fëmijëve e bën të pamundur sigurimin e kthimit të sigurt të tyre”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

TAGGED: #Fëmijët Ukrainas, #Vladimir Putin
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ngjarjet për sot

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Rutte thotë se zgjedhjet në Kosovë nuk duhet të çojnë në destabilizim
BE-ja i kërkon Bosnjës më shumë reforma për t’i nisur bisedimet për anëtarësim
15-vjeçare humb jetën pasi u përplas nga një autobus teksa shkonte në shkollë
Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?