By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
January 19, 2026
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Nuk do të lejojmë sabotimin politik të pastrimit në kryeqytet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Nuk do të lejojmë sabotimin politik të pastrimit në kryeqytet
Lajme

Rama: Nuk do të lejojmë sabotimin politik të pastrimit në kryeqytet

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 5:29 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të opozitës për të ndryshuar rregulloren që rregullon menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, duke theksuar se nuk do të lejojë që shërbimi jetik i pastrimit të sabotohet për arsye politike.

Ai siguroi qytetarët se punëtorët e kompanisë publike “Pastrimi” nuk do të mbeten pa punë dhe se grumbullimi i mbeturinave do të vazhdojë të garantohet. Për shkak të mungesës së kapaciteteve të mjaftueshme të kompanisë publike, Rama tha se që nga muaji maj është angazhuar një operator privat për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

http://199.192.21.43/2024/12/04/pdk-rama-po-done-ta-falimenton-kompanine-pastrimi

“Angazhimi i operatorit privat dhe furnizimi me kontenierë të rinj kanë përmirësuar dukshëm menaxhimin e mbeturinave. Ndërhyrjet opozitare që synojnë ndalimin e këtij bashkëpunimi do të rikthenin problemet e mëparshme, duke rrezikuar shëndetin publik dhe cilësinë e jetesës në kryeqytet,” theksoi Rama.

Kryetari shprehu keqardhje për politizimin e këtij shërbimi esencial, duke e quajtur penalizimin e qytetarëve për arsye politike si një akt johuman dhe të papranueshëm. Ai hodhi poshtë zërat se punëtorët e “Pastrimit” do të humbin vendet e punës, duke i quajtur këto si dezinformata që synojnë krijimin e frikës dhe panikut.

Rama konfirmoi se angazhimi i operatorit privat nuk është një zëvendësim për kompaninë “Pastrimi,” por një mbështetje që do të vazhdojë të sigurojë shërbime të standardit më të lartë për qytetarët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës

Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë

Abdixhiku kërkon rinumërim dhe drejtësi për votat e manipuluara

Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut

TAGGED: #Kompania "Pastrimi", #PDK, #Përparim Rama
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gazë

Kosova Times Kosova Times October 29, 2023
Kryeqyteti shpalosi planin e sigurisë për shkolla
Kurti dhe ambasadorja Kuzma flasin për qasjen destruktive të Serbisë në dialog
Maqedonci: Tri brigada të ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit
Palestinezët raportojnë për granatime të ashpra në jug të Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?