By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shitja e kaçës e sigurt, nga Kosova eksportohet në Evropë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shitja e kaçës e sigurt, nga Kosova eksportohet në Evropë
Ballina 1Bujqësi

Shitja e kaçës e sigurt, nga Kosova eksportohet në Evropë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 11:04 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Ekspertët e Bujqësisë po konsiderojnë se Kaçat, pos që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, ato shfrytëzohen në prodhime farmaceutike dhe atyre ushqimore. Ata vlerësojnë fruta i kësaj bime shkurroje, për shkak të përmbajtjes së sajë, luan rol jashtëzakonisht të madh në shëndetin e njeriut. Madje, ekspertët thonë se kaça është një kulturë profitabile për bujqit në vend, duke u sugjeruar që të merren më shumë më kultivimin e kësaj kulture.

Rrezart Fandaj nga Suhareka e kishte filluar kultivimin e kaçës në vitin 20220. Ai për emisionin ‘Toka’ në RTK thotë se kultivimi i kësaj bime ishte sugjerim i një miku i cili kishte marrë informata më të hollësishme për të, në një panair në Evropë.

“Pasi mora informata për këtë bimë, çështja e parë që më ka pëlqyer për kultivim të sajë, ishte rezistenca e lartë e sajë ndaj temperaturave që këtë kulturë e rangon ndër bimët me nevojë të ultë të ujitjes”, thotë Fondaj.

Ai thotë se mbjelljen e kishin kryer në muajin dhjetor pasi që kjo kulturë preferohet të mbillet sa më afër reshjeve të borës.

“Aktualisht kemi të mbjella 55 hektarë me këtë kulturë, planifikojmë që në vitin e ardhshëm të arrijmë në 100 hektarë. Procesi i mbjelljes është i lehtë dhe se prodhimin maksimal e mbërrijnë në vitin e 5-të, derisa fruta fillojnë të prodhojnë nga viti i tretë i tyre”, thotë ai.

Sipas tij, rendimenti për një hektarë, kur kjo bimë arrijë prodhimtarinë e plotë, mund të mbërrij rreth 10 mijë kilogramë.

“Procesi i vjeljes është procedura e vështirë e kësaj kulture. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, vjelja me dorë në sipërfaqe kaq të mëdha pothuajse është e pamundur. Duke i parë vështirësitë si familje kemi bërë zgjidhje dhe kemi kontraktuar kombajnën e cila kryen vjeljen e sajë”, thotë Fondaj për emisionin ‘Toka”, në RTK.

Tutje shton ai, se pas vjeljes së kësaj kulture, shitja e saj është sigurt, pasi e eksportojnë në Evropë, ndërkaq thotë se çmimi i tyre është i leverdishëm dhe përcaktohet në berëz.

Se vendi ynë, në saje të kushteve klimatike dhe relievore, ka potencial të lartë gjenetik, për prodhim të kësaj kulture, e thotë edhe doktori i bimëve mjekuese dhe aromatike, Muzafer Luma.

Ai thotë se përparësi për kultivim të kësaj bime llogaritet edhe lloji I tokës që mund të përdoret.

“Kjo bimë ka kërkesa më të ultë për ujitje në krahasim me bimët tjera, e po ashtu edhe për plehërim dhe trajtim për sëmundje kërkesat janë minimale”, thotë Luma.

Tutje thotë ai, se krahas insekteve kaça rrezikohet nga sëmundja e ndryshkut dhe kalbëzimi i frutit, por shumë më pak sesa bimët tjera. Sipas tij, në vendin tonë,me kaça të egra në natyrë, prodhohen 2 mijë tonë në vit.

“Fruti i kësaj bime, për shkak të përmbajtjes së sajë, luan rol jashtëzakonisht të mëdha në shëndetin e njeriut. Kjo bimë ndryshe njihet edhe si frutë magjik. Sasia e vitaminës C është më e lartë se në të gjitha frutat e pemëve dhe perimeve tjera. Krahas luftimit të kancerit, lëngu i kaçës lufton edhe plakjen e lëkurës së njeriut”, thotë Luma.

Ai thotë se kultivimi i sajë është profitabil për shkak të kërkesave të larta në treg dhe kërkesave të ulëta të kultivimit, që ka si bimë.

Luma thotë se kjo bimë ka kërkesa më të ulëta për ujitje në krahasim me bimët tjera.

“Duke pasur parasysh këto përparësi në kultivim dhe tregut të sigurt për të, institucionet duhet t’i japin prioritet bimëve të këtilla, pasi do të shfrytëzoheshin edhe tokat djerrinë të kualitetit të ultë për të shtuar prodhimin vendor dhe bilancin tregtarë”, thotë ai.

 

You Might Also Like

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Osmani në takim me McGurk, në fokus zgjedhjet dhe forcimi i demokracisë

Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

TAGGED: #Evropa, #Kaça, #Kosova
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Shëngjini, një destinacion i kërkuar edhe këtë sezon veror

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Osmani me ndihmës sekretarin e NATO-s diskutojnë sigurinë në Kosovë
Haki Abazi i bashkohet AAK-së, do të garojë për deputet
Presidenca kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Rohde: Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?