Në reagim thuhet se si komunë, besojnë dhe janë thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë për liri e çlirim.

“Edhe njëherë, shprehim shqetësimin tonë për këto veprime të pandërprera ndaj luftëtarëve të lirisë. Ne besojmë në drejtësi. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Komuna e Malishevës beson se të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe besojmë në kthimin sa më parë të tyre në vendlindje dhe pranë familjeve të tyre. ”, thuhet në reagim.