By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bieber: Kallas ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës e dialogut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bieber: Kallas ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës e dialogut
Ballina 1Lajme

Bieber: Kallas ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës e dialogut

Kosova Times
Last updated: 2024/12/05 at 11:30 PM
Kosova Times Published December 5, 2024
Share
SHARE

Politologu dhe eksperti për Ballkanin, Florian Bieber në magazinën “Lajmet e fundit” tha se shefja e re e BE-së, Kaja Kallas ka një qasje më të fortë e më vendimtare sa i përket Kosovës dhe dialogut me Serbinë. Sipas tij ajo ka qenë më e zëshme sesa shefi i deritashëm, Borell.

“Është gjë e mirë që sapo e mori mandatin brenda pak ditësh i mbajti takime, pak ditë pas vizitës së saj në Kijev gjë që konfirmon që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri janë lart në listën e prioriteteve të shefes së re të BE-së”, tha ai.

I pyetur rreth mesazheve të Kallas për zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, Bieber tha se pala e Kosovës duhet t’i përmbushë disa zotime duke përfshirë Asociacionin e gjithashtu pala serbe duhet t’i përmbushë zotimet e saj.

“Nuk kemi pasur ndonjë përkushtim nga ana e Serbisë për zbatim të marrëveshjes së Ohrit, këtë duhet të presim ta shohim. Pyetje është se çka do të jetë vazhdimësia, çka do t’i kërkohet palëve në kuptimin e ripërkushtimit që Serbia të ndalë fushatën e ç’njohjeve apo bllokimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij, sa më shumë që Vuçiqi ballafaqohet me opozitën në Serbi, sa më shumë protesta të ketë në Serbi, do të ketë më shumë gjasa që qeveria në Serbi të shkaktojë telashe më shumë në Kosovë që të shpërqendrojë vëmendje.

I pyetur se a do të  SHBA një rol më proaktiv në procesin e dialogut, ai tha se nuk sheh një shenjë të qartë ende sa i përket interesimit të administratës Trump në Ballkan.

Bieber e quajti lajm të mirë që Grenell nuk u bë Sekretar i Shtetit.

“Grenell nuk është emëruar Sekretar Shteti dhe kjo besoj është lajm tejet i mirë për Kosovën e për Ballkanin. Roli i tij ka qenë shumë destruktiv, shumë negativ”, tha ai.

Bieber tha se gjëja më e mirë që do të mund të ndodhte është që SHBA-ja ta injoronte Ballkanin për 4 vite që BE-ja të mos jetë ne defansivë.

“Kur ka qenë Trump president kemi pasur shumë diskutime edhe për shkëmbim territoresh që ka qenë e rrezikshme dhe do ta dëmtonte vetëm Kosovën e do të qonte vetëm në më shumë tensione në rajon. Shpresoj që kjo të mos ringjallet si ide në Administraten Trump”, tha tutje politologu Bieber në RTK.

I pyetur nëse ekziston ende ky rrezik, Bieber tha se nuk beson që qeveria Kurti është e interesuar për këmbim territoresh. “Ka ndërmarrë hapa për të vendosur më shumë autoritet në veri”, tha Bieber.

Ai tha se do të priste që kur te ketë një të dërguar të posaçëm, siç mund të sipas tij, për shembull Grenell, kjo mund të ringjallet.

Kur foli për sulmin në Ibër-Lepenc, Bieber e quajti akt me konotacion terrorist.

“Është një akt i qartë që ka konotacion terrorist me një rol destabilizues, kërcënues, është pjesë e incidenteve që kemi parë. Është gabim i qeverisë që ta fajësonte menjëherë Serbinë. Mendoj që duhet të bëheshin hetime shumë serioze. Edhe për Banjskën, jo që nuk kemi parë, janë një sërë hetimesh të pavarura”, tha ai.

Sipas tij, duket shumë e mundshme që Serbia të mund të jetë e përfshirë, por që nuk duhej gjykuar pa e ditur plotësisht sepse siç tha, ky sulm do të mund të kryhej edhe nga individ e grupe që mund të kenë agjendat e tyre të posaçme dhe për këtë sipas tij, duhej një hetim më serioz.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi, #Florian Bieber, #Kaja Kallas
Kosova Times December 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ulen temperaturat! Ja sesi parashikohet moti këtë javë

Kosova Times Kosova Times November 17, 2024
OKB: Fëmijët në Gazë po përballen me kushte të tmerrshme
BE-ja do t’i godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
I largon me sukses mushkonjat dhe e keni në kuzhinë
Auditori i Përgjithshëm ka gjetur 187 shkelje në disa institucione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?