By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia shqiptare: 73 operacione të finalizuara gjatë nëntorit, 568 persona në pranga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia shqiptare: 73 operacione të finalizuara gjatë nëntorit, 568 persona në pranga
Lajme

Policia shqiptare: 73 operacione të finalizuara gjatë nëntorit, 568 persona në pranga

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 11:14 AM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Policia e Shtetit ka bërë bilancin në përballjen e përditshme me krimin gjatë muajit nëntor 2024.

Sipas policisë, impulset e reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, bashkëpunimi me qytetarët, agjencitë ligjzbatuese kombëtare dhe me homologët ndërkombëtarë, gjeneruan rezultate pozitive për Policinë.

Gjithashtu, njofton policia, bashkëpunimi me partnerët bënë që planet e posaçme të masave të ndërmarra për ndeshjet e futbollit Shqipëri-Çeki dhe Shqipëri-Ukrainë, të zbatoheshin me përpikmëri dhe si rezultat, aktivitetet të mbylleshin pa incidente.

Gjatë muajit nëntor, puna e strukturave të Policisë së Shtetit në qendër, në 12 qarqe dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, çoi në finalizimin e 73 operacioneve policore, si dhe në vënien në pranga të 568 autorëve të dyshuar të veprave penale të ndryshme.

Gjithashtu, 10 operacione u finalizuan në bashkëpunim me partnerët, për kapjen ose ekstradimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht.

Gjatë këtij muaji, u sekuestruan 127 kg kanabis, 6.1 kg Kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, 578 fidanë narkotikë dhe pajisje për kultivimin e fidanëve me anë të llambave në ambient të mbyllur.

Gjithashtu, u sekuestruan 14 armë zjarri, mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore u angazhuan për finalizimin e një sërë operacionesh masive dhe tejet të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e grupeve kriminale të implikuar në prodhim, shitje dhe trafikim Kokaine dhe kanabisi, për goditjen e korrupsionit, si dhe për dhënie ndihme emigrantëve, për kalime ilegale kufijsh.

U parandaluan dhe u goditën 2 tentativa për trafikim të kanabisit (një rast nga Dubai në Rinas, ndërsa rasti tjetër nëpërmjet PKK Kapshticës, në Greqi).

Policia bën me dije se u parandaluan ngjarje kriminale në Dibër dhe në Kurbin, të cilat mund të kryheshin me armë dhe/ose me lëndë djegëse.

Po ashtu u bë zbardhja e 1 vrasjeje të kryer në Tiranë, djegies e 2 automjeteve në Shkodër dhe e një rasti zjarrvënieje në Peqin.

U finalizuan 9 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.

Angazhimi i Policisë Kufitare goditi 5 tentativa për të kaluar nëpërmjet pikave të kalimit kufitar shuma parash, pa i deklaruar. Në këtë kuadër u parandaluan dhe u goditën 2 tentativa të njëpasnjëshme, për futjen në Shqipëri, të mbi 1 milion eurove.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim strukturat vendore të Policisë, goditi 6 raste të krimeve kibernetike, si: publikim të paautorizuar materialesh intime, shantazhe, si dhe këmbim parash në kriptomonedha dhe e anasjella.

Nga strukturat hetimore dhe operacionale në qarqe u zhvilluan aksione masive kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Fier. U zbuluan lokale të përshtatura për këtë paligjshmëri, u nxorën përpara përgjegjësisë penale autorët dhe u sekuestruan pajisje.

U goditën 6 raste në fushën e kontrabandës, si dhe të 4 rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal, drejt shteteve të BE-së.

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet logjistike inteligjente që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës. Gjithashtu, gjatë këtij muaji, për shkak të reshjeve të shiut dhe të dëborës, Policia Rrugore ka rritur gatishmërinë në disa akse të vendit, për të orientuar lëvizjen, për të informuar dhe për të ofruar ndihmë kur ka qenë e nevojshme.

Si rezultat i monitorimit me shërbime dhe me pajisje inteligjente:

Janë vënë në pranga 219 drejtues mjetesh, nga të cilët 125 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 94 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3150 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, janë pezulluar 24 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe 166 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre objektivave, janë goditur 38 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 14 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë dhe 3 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

You Might Also Like

Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë

KE: Masat hiqen, nëse në veri arrihet transfer i rregullt i qeverisjes

Rama: Kosova është një shtet në të drejtën e vet

Kurti takon zyrtarin e lartë belg, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Presidentja Osmani fton për nesër në takim krerët e partive politike

Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Suedia dhe Ukraina padisin Iranin

Kosova Times Kosova Times July 5, 2023
Çitaku: Çka ka dhe çka s’ka nga Qeveria Kurti? Mbrojtje të ambasadorit Berishaj, ngecje në diplomaci, mohim i fjalës për UÇK-në dhe elozhe për Ivanoviqin
Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell
Kraki: Votimi i fshehtë teknikalitet, mosvotimi – shkelje flagrante
AUV ndalon shitjen e bulmetit e shpezëve në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?