By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkodër, ceremoni nderimi për profesor Sami Repishtin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkodër, ceremoni nderimi për profesor Sami Repishtin
Ballina 2Rajon / Botë

Shkodër, ceremoni nderimi për profesor Sami Repishtin

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 7:37 PM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Në mjediset e Universitetit të Shkodrës u mbajtën sot nderime për profesor Sami Repishtin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku emigroi në vitin 1962, pasi i mbijetoi burgjeve të regjimit komunist në Shqipëri. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, gjatë ceremonive të nderimit u vlerësua kontributi i profesor Repishtit në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, lirisë dhe demokracisë.

Qytetarë, studiues dhe autoritete vendore morën pjesë sot në nderimet që ju bënë profesor Sami Repishtit në mjediset e Universitetit të Shkodrës. Duke hapur ceremoninë, rektori i Universitetit, profesor Tonin Gjuraj, tha se në kohën e sotme, kur shqetësimet për Botën dhe Shqipërinë janë të shumta, largimi nga kjo jetë i një mendimtari të madh si profesor Sami Repishti shënon një humbje të madhe. Jeta dhe vepra e tij, shtoi ai, janë një pasuri e madhe për brezat e sotëm dhe ata që do vijnë.

Si profesor në universitetet amerikane dhe aktivist për të drejtat e shqiptarëve ai punoi pa pushim për t’i dhënë zë çështjes shqiptare. Themelimi i Këshillit shqiptare-amerikan dhe dëshmia e tij para Kongresit tregojnë përkushtimin e tij për të mbrojtur dinjitetin dhe drejtësinë. Përmes veprave të tij si “Pika Loti” dhe “Nën hijen e Rozafës” profesor Repishti na la dëshmi të fuqishme për vuajtjet dhe qëndresën njerëzore duke ruajtur një dritë shprese në errësirën e padrejtësive”

Ndërsa ish drejtori i bibliotekës publike “Marin Barleti”, Maxhid Cungu, tha se me veprën e tij, Sami Repishti mbajti gjallë frymën e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.

“Sami Repishti ishte një emër që do të mbetet gjithnjë i paharruar, një shembull i guximit dhe vendosmërisë përballë dhunës dhe padrejtësisë. Ai i ka dhënë kombit shqiptar një pasuri të paçmuar me veprat e tij duke mbajtur gjallë frymën e lirisë dhe të dinjitetit”.

I pranishëm në nderimet e sotme ishte edhe neurokirurgu i njohur, doktor Mentor Petrela, i afërm i profesor Repishtit.

“Kontribut më të madh, se ç’ka dhënë për demokracinë në Shqipëri dhe për lirinë në Kosovë, mos ta harrojmë kurrë këtë, nuk e ka shqiptar tjetër në këtë shekull”.

Nderimet e sotme për Sami Repishtin u organizuan nga Universiteti i Shkodrës dhe familjarë të profesor Repishtit. Mbesa e tij, Ardita Repishti, tha se axha i saj ishte dëshmues i egërsisë dhe errësirës së dy regjimeve totalitare, e megjithatë ai prapë përcillte dritë, urtësi dhe tolerancë.

“Si opozitar i përhershëm konstruktiv, i mbijetuari i burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar, i kampit të Maliqit, Bedenit, Aeroportit të Rinasit, etj. kundërshtonte diskriminimin dhe hakmarrjen. Standardi që vuri axha është shumë i lartë. Ai thoshte: Nuk mund të jem si ata që më torturuan, përndryshe nuk kam asnjë dallim. Kësisoj ata kanë fitu ndaj meje. Ata më burgosën trupin, por mendja ishte gjithnjë e lirë. Kështu fitova”.

Me veprën dhe personalitetin e tij, profesor Sami Repishti u bë një zë i besueshëm për shqiptarët në mbarë botën. Gjatë gjithë jetës së tij ai shfaqi angazhim të palëkundur për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri dhe Mal të Zi.

Profesor Sami Repishti ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare, më 27 nëntor, në SHBA ku emigroi në vitin 1962 pasi i mbijetoi burgjeve të regjimit komunist në Shqipëri

You Might Also Like

Serbia mbetet në duart e Putinit edhe nëse Rusia largohet nga NIS: Vetëm rënia e regjimit të Vuçiçit do të sjellë ndryshim

Makina luksoze të kontrabanduara nga Gjermania në Itali. Miliona euro të sekuestruara

Trump pranon se negociatat me Putinin janë më të vështira se bisedimet për paqen në Gaza

Shahed Swarm godet qytetin e lindjes së Zelensky-t

Një tren mallrash dhe objekte energjetike u goditën në Ukrainë

TAGGED: #Sami Repishti, #Shkodër
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
KOSTT dhe ENTSO nënshkruajnë marrëveshje të re dyvjeçare
Ministri meksikan dhe katër persona të tjerë humbën jetën në një përplasje helikopteri
Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare
FFK ankohet sërish në UEFA për mesazhet armiqësore të tifozëve të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?