By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veliaj : Mirëpres dhe mbështes hapat procedurale të prokurorisë e posaçme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Veliaj : Mirëpres dhe mbështes hapat procedurale të prokurorisë e posaçme
Ballina 2Rajon / Botë

Veliaj : Mirëpres dhe mbështes hapat procedurale të prokurorisë e posaçme

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 10:08 PM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se i mirëpriste hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj tij dhe familjarëve të tij si dhe mbështetjen e tyre në çdo hap.

Në një reagim në rrjetin social X, Veliaj, shkruan se “U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta”.

“Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, tha ai.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shkruan se ai nuk bën pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale.

“Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë” shkruan Veliaj.

Deklarata e kreut të Bashkisë së Tiranës vjen ndërsa të premten në mëngjes agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer  kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe në studion private të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Kontrolli ndodhi ndërsa Veliaj gjendej me shërbim jashtë shtetit. Ai u kthye në Tiranë mbrëmjen e së premtes.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është vënë prej kohësh në qendër të akuzave për korrupsion nga opozita, e cila bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ka mbajtur para bashkisë 35 protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij. /Kosovatimes/

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.

U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe…

— Erion Veliaj #B40Presidency (@erionveliaj) December 6, 2024

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

TAGGED: #Erion Veliaj, #SPAK
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasada britanike: Qeveria e re të sigurojë mjedis të lirë për gazetarët

Kosova Times Kosova Times May 3, 2025
Vuçiq nuk do Kurtin ne bisedime, kërkon pale tjeter ne bisedime?!
Rusët nxitojnë të ikin pas urdhrit për mobilizim ushtarak
Horoskopi ditor për 13 Nëntorin
Gjatë vitit 2022 vdekjen në vendin e tyre të punës e kanë gjetur 18 persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?