By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump e quajti të papërshtatshme deklaratën e Putinit në lidhje me testin Burevestnik
October 27, 2025
LDK-ja nderon Ukë Bytyçin në 23-vjetorin e vrasjes së tij
October 27, 2025
Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit
October 27, 2025
”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage
October 27, 2025
Dhuna në familje mbetet sfidë, trajtohen 53 raste brenda një jave
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 74 të dënuar në gjykimet për krime lufte, 40 nga UÇK, 34 nga forcat serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 74 të dënuar në gjykimet për krime lufte, 40 nga UÇK, 34 nga forcat serbe
Ballina 1Lajme

74 të dënuar në gjykimet për krime lufte, 40 nga UÇK, 34 nga forcat serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 8:56 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri tash është gjykuar përmes disa proceseve gjyqësore nga të paktën pesë institucione të drejtësisë. Prej 74 personave të dënuar deri tash, 40 janë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, e vetëm 34 janë pjesëtarë të forcave kriminale serbe. Me nisjen e gjykimit në mungesë, njohësit e drejtësisë shpresojnë se do të nisë të zbardhet e vërteta për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Që nga paslufta, në Kosovë janë ngritur qindra aktakuza e kanë ndodhur gjykime për krime lufte nga pesë institucione që janë marrë me sistemin e drejtësisë, duke filluar me UNMIK-un, EULEX-in e Prokurorinë Speciale, pastaj Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, dhe tash së fundmi edhe Gjykatën Speciale.

Prej vitit 1999 e deri në vitin 2020, kanë qenë 117 të akuzuar, 62 prej tyre shqiptarë, 49 serbë, dhe të tjerë nga etnitë jo serbe. Kështu thuhet në një raport të Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Nga ky Institut flasin për faktorë të ndryshëm që kanë çuar në këtë numër të madh të shqiptarëve të akuzuar për krime lufte për dallim prej një numri më të vogël të të akuzuarve serbë.

“Një faktor i rëndësishëm që ne vlerësojmë dhe kemi bërë raport me këtë që ka ndikuar në këtë element ka ndikuar edhe gatishmëria pikë së pari politike në Kosovë, për të hartuar dhe për të pasur një strategji kombëtare për hetimin ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës, po ashtu e dini që nga paslufta me krimet e luftës janë marr institucionet e ndryshme ndërkombëtare, siç ka qenë UNMIK-u, EULEX-i, të cilët nuk e kanë kryer mandatin dhe kompetencat siç duhet, po ashtu edhe sistemi i drejtësisë kur ka kaluar në kompetence të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka pasur defektet e veta dhe sot jemi në realitet të tillë”, tha Astrit Kolaj, hulumtues në IKD.

Me vendime të plotfuqishme deri tash nga të gjitha strukturat e drejtësisë janë dënuar 74 persona për krime të luftës, ku nga Tribunali i Hagës kryesisht janë dënuar eprorët serbë të cilët kanë qenë të involvuar ose kanë qenë përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet e njerëzimit në Kosovë. Prej këtyre 74 personave të dënuar, 40-të janë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 34 janë pjesëtarë të forcave serbe, thonë nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

“Aarsyeja se pse serbët nuk kanë mundur që të gjykohen në Kosovë ka qenë mos ekzistenca e tyre në Kosovë, mosbashkëpunimi juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë, për arsye se Serbia nuk I ekstradonte shtetasit e vet që të procesohen pranë gjykatave të Kosovës. Për këtë arsye gjatë misioneve ndërkombëtare kemi pasur më shumë aktakuza apo dënime ndaj pjesëtarëve të UCK-së. Tanimë e kemi edhe ndryshimin e ligjit të procedurës penale ku është mundësuar edhe ngritja e aktakuzave dhe gjykimeve në mungesë dhe me hyrje në fuqi të këtij ligji kemi 10-tëra serbe që janë akuzuar në mungesë për krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës”, tha Amer Alija, Fondi për të Drejtën Humanitare.

Me nisjen e gjykimit në mungesë në Kosovë, njohësit e drejtësisë shpresojnë se do të nisë të zbardhet e vërteta për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

You Might Also Like

LDK-ja nderon Ukë Bytyçin në 23-vjetorin e vrasjes së tij

”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage

Nisin hetimet për vdekjen e një shtetasi të huaj në Prizren

Dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj dhe Kaçanik

34 aksidente me të lënduar dhe 18 persona të arrestuar në 24 orët e fundit

TAGGED: #74 të dënuar, #Krime lufte
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani: Lajmëruam aleatët për sulmin 72 orë përpara

Kosova Times Kosova Times April 14, 2024
Kend e preferon Kijevi per ndërmjetës efektiv midis Rusisë dhe Ukrainës?
Modelja ukrainase, e gjetur gjysmë e vdekur në rrugë në Dubai, ka dalë nga koma
Kurti vizitoi Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Politikanët e opozitës bënë thirrje për mbështetje për emërimin e Nadezhdin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?