By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AGK-ja e dënon gjuhën e rrezikshme të Kurtit kundër mediave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AGK-ja e dënon gjuhën e rrezikshme të Kurtit kundër mediave
Ballina 1Lajme

AGK-ja e dënon gjuhën e rrezikshme të Kurtit kundër mediave

Kosova Times
Last updated: 2024/12/08 at 11:30 PM
Kosova Times Published December 8, 2024
Share
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, AGK-ja thotë se Kurti e ka shfrytëzuar mbledhjen e partisë së tij, që të shënojë një tjetër sulm të papranueshëm kundër mediave.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, fjalori i kryeministrit është i papranueshëm dhe vë në rrezik sigurinë e gazetarëve.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar mbledhjen e partisë së tij, Vetëvendosje, ku është nominuar për kryeministër, që të shënojë një tjetër sulm të papranueshëm kundër medieve. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë ofenduese dhe shumë të rrezikshme të kryeministrit Kurti, që i rendit mediat e Kosovës përkrah Serbisë. Një fjalor i tillë i papranueshëm që vjen nga kreu i qeverisë, direkt vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Para pak orësh, i pari i Qeverisë së Kosovës i ka sulmuar mediat e Kosovës duke thënë se “po ia mbajnë anën Serbisë”.

“Kush i sheh portalet apo debatet televizive patjetër që befasohet. Shpesh edhe emisionet e lajmeve janë të mbushura me keqdashje. Si ka mundësi që, gjithë këto të pavërteta për Kosovën, gjithë këto shpifje për njerëzit tanë, gjithë ky vrer kundër VETËVENDOSJE!-s të shpërndahet kësisoj publikisht? Kurrë nuk kanë qenë më shumë medie kaq shumë kundër qeverisë sesa në këtë katërvjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye apo ndoshta shkaqe themelore. E para, sepse ne nuk i paguajmë. E dyta, sepse tash mediat nuk frikësohen më nga pushteti. Tash, ata që marrin pjesë dhe orkestrojnë, në numër janë të paktë, por kanë shumë portale e televizione, dhe kanë shumë interesa e privilegje financiare që me qeverisjen tonë të ndershme i kanë humbur. Prandaj edhe janë kaq agresivë, dhe janë në gjendje të bëhen edhe me djallin vetëm e vetëm për ta kthyer kastën e vjetër në pushtet. Por në Kosovë populli është vetëdijësuar dhe i njeh ata si paren e kuqe, e si rezultat edhe efekti i kësaj fushate të baltosjes do të jetë zero. Ata që për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën te qeveria jonë, por asnjëherë te Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, ka thënë Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

TAGGED: #AGK, #Albin Kurti
Kosova Times December 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Pilaf armen

Kosova Times Kosova Times July 28, 2025
Dhjetëra mijëra burra ukrainas ikën “ilegalisht” në Moldavi
Shpërthim i fuqishëm, ka të vdekur dhe të plagosur, mes tyre edhe shtetas të huaj!
Mbi 1400 gjoba dhe 39 aksidente trafiku gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Elon Musk, kritika gjykatësve në Itali për bllokimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?