By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”
May 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 maj 2025
May 12, 2025
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Gabimi më i madh që ia fala shumë herë”, rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës në familje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Gabimi më i madh që ia fala shumë herë”, rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës në familje
Ballina 2Rajon / Botë

“Gabimi më i madh që ia fala shumë herë”, rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës në familje

Kosova Times
Last updated: 2024/12/08 at 6:57 PM
Kosova Times Published December 8, 2024
Share
SHARE

Në Kosovë të dhënat e policisë tregojnë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar mbi dy mijë e 500 raste të dhunës në familje, që në të shumtën e rasteve është dhunë ndaj gruas. Zëri i Amerikës bisedoi me një të mbijetuar të kësaj dhune e cila aktualisht po qëndron në një nga shtëpitë e sigurta në Kosovë, për të pestën herë brenda një periudhe gjashtë vjeçare. Drejtuesit e strehimores thonë se rreth 25 për qind e të mbijetuarave që kanë qëndruar në strehimorë përgjatë këtij viti janë raste të rikthyera nga dy deri në katër herë. Veprimtarët ndërkaq tërheqin vërejtjen se rastet e përsëritura të dhunës po shndërrohen në femicid.

Ermira, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë, por është ndryshuar për çështje sigurie, u rrit në një familje shumëanëtarëshe në një fshat të Kuksit në Shqipëri.

“Nuk ka qenë fort jetë e lumtur sepse aty te shtëpia ime nuk të linte babai të dilje jashtë fare”, rrëfen ajo.

Ermira mbaroi vetëm shkollën fillore dhe me të mbushur të 20-at, babai i saj vendosi ta martonte në një qytet të Kosovës.

“Fillimi i martesës ka shkuar një herë mirë, deri kur linda djalin. Pas lindjes së djalit, filluan problemet, torturat, dhunë psikologjike, rrahje, krejt rend”, thotë ajo.

Bashkëshorti, rreth dyfish më i vjetër se ajo, kryesisht për shkaqe xhelozie siç rrëfen Ermira për Zërin e Amerikës, ushtronte dhunë mbi të dhe djalin.

Për gjashtë vjet, Ermira, qëndroi me të përkundër dhunës së vazhdueshme fizike e psikologjike, e cila siç rrëfen ajo e ka shtyrë në disa raste të provojë t’i jap fund jetës.

“E kam kapur thikën dhe aq shumë kam qenë nervoz, e kam pasur edhe djalin aty dhe as nuk e kam ditur që e kam prapa vetes. Djali vraponte duke më thënë që ‘largoje thikën mami mos’.

Aktualisht Ermira ndodhet në një nga shtëpitë e sigurta në Kosovë, të cilat strehojnë të mbijetuarat e dhunës në familje.

Pa edukim, e papunë dhe pa mbështetje të familjes, ajo thotë se sfidën më të madhe tani e ka gjetjen e strehimit të përhershëm dhe punësimin.

“Mbështetjen e familjes nuk e kam fare. Babai më ka kërcënuar, vëllai i madh më ka kërcënuar me jetë, nuk mund të kthehem në Shqipëri. Po të ishte një baba që thotë të mbështes, por jo…Më kanë kërcënuar, më kanë thënë që nëse vjen në Shqipëri të vrasim, rri me atë njeri. Nuk po mund të çoj jetë sepse unë jam ajo që po rrihem, unë jam duke u ofenduar, jo babai im as vëllai im”, thotë Ermira.

Në të njëjtën shtëpi të sigurt, Emira ka qëndruar edhe katër herë të tjera përgjatë viteve të martesës së saj.

“Ju kisha thënë grave që as mos provoni të ktheheni më, as edhe një shancë, veç unë e kam bërë, pesë herë për hir të djalit. Por fare, as për hir të fëmijëve as asgjë, jeto e lirë më mirë, mos rri me një dhunues”, thotë Ermira.

Drejtuesit e strehimores i thanë Zërit të Amerikës se nga muaji janar deri tani në këtë institucion kanë kërkuar strehim mbi 140 persona, ndërsa gjatë tërë vitit të kaluar kanë qenë të strehuar 171 persona. Rreth 25 për qind e të mbijetuarave që kanë qëndruar në strehimore përgjatë këtij viti janë raste të rikthyera nga dy deri në katër herë.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës i tha Zërit të Amerikës se rastet e përsëritura të dhunës po shndërrohen në femicid.

“Neve sivjet na është vrarë një grua në dyert e Qendrës për Punë Sociale, na është vrarë një grua e cila për vite me radhë rastin e ka raportuar në institucione. Mirëpo për shkak të stigmës, për shkak të presionit social që gratë kanë, e ndjera është përpjekur në forma të ndryshme ta shpëtojë martesën e cila fatkeqësisht e çoi deri te vrasja, deri te vdekja e saj”, tha ajo.

Zonja Berisha thotë se dhuna në familje, që kryesisht është dhunë ndaj gruas, mbetet dukuri shqetësuese në Kosovë. Ajo njeh përparim në luftën kundër kësaj dukurie, me theks të posaçëm në rregullimin e kuadrit ligjor, por thotë se ende mbetet shumë punë për t’u bërë.

“Nëpërmjet sistemit të arsimit ne t’i edukojmë të rinjtë e të rejat, fëmijët tanë për liritë, për të drejtat dhe për respektimin e këtyre lirive dhe të drejtave të njëri tjetrit. Kjo është këshillë e kamotshme e Rrjetit të Grave e cila është tërësisht e nevojshme momentalisht. E dyta, mendoj që gjykatat duhet të jenë më serioze në vendimet që i marrin. Ne nuk e kemi synimin që secilin burrë ta fusim në burg, mirëpo e kemi një Kod Penal i cili për çdo vepër ka paraparë edhe dënimet, prandaj edhe gjykatat duhet vetëm të qëndrojnë prapa këtyre dënimeve”, thotë ajo.

Gjatë një veprimtarie në kuadër të fushatës 16 ditëshe kundër dhunës mbi bazë gjinore në Kosovë, e cila u hap javën e kaluar, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës tërhoqi vërejtjen se në vetëm rreth dy për qind të rasteve gjykatësit shqiptojnë dënime me burgim, ndërkaq në 98 për qind të rasteve shqiptojnë vetëm dënime me gjoba ose me kusht.

Sipas të dhënave nga policia e Kosovës nga janari i këtij viti deri në muajin tetor janë regjistruar mbi dy mijë e 500 raste të dhunës në familje, ndërkaq gjatë tërë vitit të kaluar ishin raportuar dy mijë e 639 raste.

Që nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra.

You Might Also Like

Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”

Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?

Zelensky pranon bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë: Do ta pres Putinin më 15 maj në Turqi

Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

TAGGED: #Dhunë ë familje, #Shqipëri
Kosova Times December 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me përfaqësuesit e QUINT-it

Kosova Times Kosova Times June 13, 2023
Rekord i ri i inflacionit në Eurozonë
Prokuroria e Shkodrës: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën, gjendet trupi i dytë
Stone-s shpëton City-n në derbin ndaj Arsenalit
Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave shkon në mbi 39.000
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?