By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje
February 1, 2026
Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre
February 1, 2026
Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet
February 1, 2026
Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë
February 1, 2026
I burgosuri i dënuar për dhunim, i jep fund jetës
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Georgescu proteston para një qendre votimi pas anulimit të zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Georgescu proteston para një qendre votimi pas anulimit të zgjedhjeve
Ballina 2Rajon / Botë

Georgescu proteston para një qendre votimi pas anulimit të zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/12/08 at 3:39 PM
Kosova Times Published December 8, 2024
Share
SHARE

Kandidati presidencial në Rumani, Calin Georgescu, politikan i ekstremit të djathtë dhe prorus, së bashku me dhjetëra mbështetës të tij kanë protestuar më 8 dhjetor pranë një qendre të mbyllur të votimit në Bukuresht, pasi u anulua mbajtja e rundit të balotazhit nga Gjykata Kushtetuese në këtë shtet.

Më shumë se 100 persona u mblodhën jashtë një qendre votimi në kryeqytetin rumun më 8 dhjetor – ditën që paraprakisht ishte vendosur të mbahej rundi i balotazhit – duke brohoritur “poshtë diktatura”, “ne duam të votojmë” dhe “hajna”.

Georgescu, komentet proruse të të cilit kanë nxitur protesta të mijëra personave, kryesisht të rinjve rumunë, në ditët e fundit, tha se autoritetet anuluan zgjedhjet sepse ata kanë frikë se ai do të fitojë.

“Jam këtu në emër të demokracisë dhe gjithmonë do të jem”, tha Georgescu para gazetarëve, teksa qëndronte para qendrës së votimit.

Georgescu, që garoi si i pavarur, fitoi rundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 24 nëntor, duke dalë para reformistes, Elena Lasconi, e cila vjen nga radhët e partisë së qendrës së djathtë, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë.

Të dy pritej të përballeshin në rundin e balotazhit. Por, Gjykata Kushtetuese më 6 dhjetor anuloi të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale.

Gjykata tha se vendimi u mor, pasi ishin përdorur teknologji të paligjshme digjitale, përfshirë inteligjencë artificiale, por ishin përdorur edhe “burime të padeklaruara të financimit”.

Georgescu ka kritikuar vendimin, duke e cilësuar si një “grusht shtet” dhe një goditje ndaj demokracisë.

Më 7 dhjetor, ai u bëri thirrje votuesve që të dalin para qendrave të votimit “dhe të presin që demokracia të fitojë përmes fuqisë së tyre”.

Në balotazh do të vendosej e ardhmja e Rumanisë – anëtares së NATO-s dhe Bashkimit Evropian – mes akuzave për përfshirje ruse, që ka nxitur protesta të rumunëve që mbështesin vendin e shtetit të tyre në komunitetin euroatlantik.

Vendimi i Kushtetueses u bë publik dy ditë pasi presidenti, Klaus Iohannis, bëri publike dokumente të klasifikuara ku thuhet se Rusia kishte organizuar mijëra llogari në rrjete sociale për të promovuar Georgescuun në shumë platforma, sikurse në TikTok dhe Telegram.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

TAGGED: #Calin Georgescu, #Protestë
Kosova Times December 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimi për studime albanologjike ndërmjet MAShTI-t dhe UP-së

Kosova Times Kosova Times February 21, 2024
Policia shqiptoi 2558 gjoba trafiku për 24 orë
Horoskopi ditor për datën 23 Shkurt
Arrest shtëpiak për drejtorin e IT-së në Policinë e Shqipërisë
Ministrja zvicerane ka frikë nga një kolaps financiar: “Shikoni Amerikën, është një bombë me sahat”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?