By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
June 12, 2025
Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`
June 12, 2025
Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës
June 12, 2025
Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri
June 12, 2025
Zjarr në qendër tregtare në `Bregun e Diellit`, nuk ka të lënduar
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994, kur hoqi dorë nga armët bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994, kur hoqi dorë nga armët bërthamore
Rajon / Botë

Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994, kur hoqi dorë nga armët bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2024/12/08 at 10:38 PM
Kosova Times Published December 8, 2024
Share
SHARE

Më 5 dhjetor u mbushën 30 vjet që kur Ukraina firmosi marrëveshjen për të dorëzuar arsenalin bërthamor, i treti më i madh në botë, në atë kohë. Ndërsa agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës po i afrohet vitit të tretë, Kievi e cilëson tani marrëveshjen me Moskën, si dritëshkurtër. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tatiana Vorozhko i hedh një vështrim historisë së kësaj marrëveshjeje.

5 dhjetor 1994. Udhëheqësit e Ukrainës, të Rusisë, të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë nënshkruajnë Memorandumin e Budapestit. Steven Pifer ndihmoi në negocimin e traktatit.

“Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Rusia u zotuan të respektojnë sovranitetin, pavarësinë dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës dhe u zotuan të mos përdorin forcë, ose të kërcënojnë se do të përdorin forcën kundër Ukrainës”, shprehet zoti Pifer.

Ukraina, e cila trashëgoi arsenalin e tretë më të madh bërthamor pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ra dakord t’i transferonte të gjitha armët bërthamore në Rusi për t’u çmontuar dhe të nxirrte jashtë përdorimit depot nëntokësore prej ku mund të lëshoheshin raketat bërthamore.

Mariana Budjeryn, është autore e një libri mbi ngjarjet e asaj kohe.

“Pjesë e marrëveshjes ishin edhe çështje të tjera, si asistenca teknike dhe financiare”, shprehet ajo.

Në vitin 2014, Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe nxiti një lëvizje separatiste në rajonet lindore të Ukrainës. Në vitin 2022, filloi sulmin në shkallë të gjerë.

Në një deklaratë të fundit, Ministria e Jashtme e Ukrainës e cilësoi Memorandumin e Budapestit “një dëshmi të dritëshkurtësisë në vendimmarrjen strategjike të sigurisë”. Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha solli një kopje të memorandumit në takimin e NATO-s para disa ditësh.

“Ky dokument, ose kjo letër, dështoi që të ruante sigurinë e Ukrainës dhe sigurinë trasnatlantike. Ndaj, duhet të shmangim përsëritjen e gabimeve të tilla”, u shpreh ministri Sybiha.

Kievi thotë se e vetma garanci reale për sigurinë e Ukrainës dhe pengimin e agresionit të mëtejshëm rus ndaj saj, është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Petro Poroshenko, udhëheqës opozitar dhe ish-President i Ukrainës, ndan të njëjtin mendim.

“Firmosja e një ftese për anëtarësim në NATO duhet konsideruar si një vazhdim i detyrimeve të partnerëve tanë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që rrjedhin nga Memorandumi i Budapestit. Ky ishte një parakusht kur Ukraina hoqi dorë vullnetarisht nga aresnali i tretë më i madh bërthamor në botë”, shprehet zoti Poroshenko.

Si zonja Budjeryn dhe zoti Pifer thonë se në periudhën e memorandumit, Ukraina kishte nevojë për më shumë aftësi teknike dhe ekonomike për të ruajtur dhe zhvilluar arsenalin bërthamor, si një mekanizëm frenues për Rusinë.

Megjithatë, zonja Budjeryn thotë se Ukraina mund të kishte investuar më shumë në aftësitë e saj ushtarake konvecionale.

“Asnjë dokument i vetëm, sado ligjërisht i detyrueshëm, sado i shkruar mirë, nuk është një bazë e mjaftueshme për sigurinë kombëtare. Çdo vend duhet të investojë për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare”, shprehet ajo.

Zoti Pifer thotë se Memorandumi i Budapestit nuk është i vetmi dokument që rusët e nënshkruan dhe e shkelën, çka ngre pyetje në lidhje me marrëveshjet e ardhshme me Moskën.

“Ndodhi edhe në Traktatin Rusi-Ukrainë të vitit 1997 mbi Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Paqen. Ka patur disa dokumente të tjera ku qeveria ruse është shprehur qartë: “Ne e njohim Ukrainën në kufijtë e 1991.”

Shkeljet tregojnë gjithashtu brishtësinë e sistemit ndërkombëtar të sigurisë, thotë zonja Budjeryn.

“Efektshmëria e tyre varet nga shtetet që vëzhgojnë vullnetarisht, por po aq edhe nga shtetet që reagojnë në mënyrën e duhur ndaj shkeljeve.”

Zyrtarët rusë fajësojnë Ukrainën dhe partnerët e saj për shkeljen e Memorandumit të Budapestit, sepse, siç thonë ata, zgjerimi i NATO-s kërcënon interesat ruse të sigurisë.

You Might Also Like

Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin

Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

TAGGED: #Armët bërthamore, #Kievi, #Marrëveshja e 1994
Kosova Times December 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shqipëria arreston nëntë persona për trafikim me emigrantë

Kosova Times Kosova Times October 12, 2023
Ja si dukej momenti kur qëlluan mbi Charles III: U përpoqën ta vrisnin dhe reagimi i tij befasoi shumë VIDEO
Është koha për Qiellin e Ftohte: Krem, i shpejtë, i thjeshtë dhe i papërmbajtshëm
Novobërdë, 14 të lënduar në përplasjen mes autobusit dhe kamionit
Putini kërkoi që edhe 180 mijë rusë të dërgoheshin në ushtri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?