By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK miraton Deklaratë Politike, kërkon drejtësi për çlirimtarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK miraton Deklaratë Politike, kërkon drejtësi për çlirimtarët
Ballina 1Lajme

PDK miraton Deklaratë Politike, kërkon drejtësi për çlirimtarët

Kosova Times
Last updated: 2024/12/08 at 6:12 PM
Kosova Times Published December 8, 2024
Share
SHARE

Parita Demokratike e Kosovës, sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues ka miratuar edhe një Deklaratë Politike me pesë pika.

“PDK shpreh shqetësimet e saj lidhur me zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ne kërkojmë drejtësi dhe paanshmëri ndaj procedurave gjyqësore, dhe një qasje me standarde evropiane, e cila garanton të drejtat themelore të secilit individ. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje të vërteës së luftës çlirimtare të popullit tonë, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e sakrificës së shenjtë për liri”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Përmes kësaj deklarate, Partia Demokratike e Kosovës ka vlerëson se gjatë katër viteve të fundit, Kosova ka pasur një qeveri të cilën e definojnë stagnimi, mundësitë e humbura dhe dështimi për të përmbushur reformat e rëndësishme.

“Me kandidatin, programin dhe ekipin më të mirë të kandidatëve për deputetë, PDK-ja angazhohet për fitore më 9 shkurt.  PDK qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë”, thuhet në Deklaratën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës, përmes kësaj Deklarate Politike, rikonfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj parimeve të demokracisë, drejtësisë, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së mirë. Bazuar në zhvillimet e fundit në vend, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës miraton deklaratën e mëposhtme:

1. Shqetësimet për Hagën: PDK shpreh shqetësimet e saj lidhur me zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ne kërkojmë drejtësi dhe paanshmëri ndaj procedurave gjyqësore, dhe një qasje me standarde evropiane, e cila garanton të drejtat themelore të secilit individ. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje të vërteës së luftës çlirimtare të popullit tonë, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e sakrificës së shenjtë për liri.

2. Drejtësi për Kosovën: PDK i ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në vend. Kërkojmë hetim të plotë, përgjegjësi dhe dënim të kriminelëve të cilët kryen sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike dhe institucioneve në Kosovë. PDK i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagoj me vendosmëri kundër veprimeve armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës dhe në dëm të stabilitetit rajonal.

3. Siguri Kombëtare dhe Integrim: Për Partinë Demokratike të Kosovës, fuqizimi i sigurisë kombëtare të Kosovës mbetet prioritet. PDK thekson nevojën për të mbrojtur sovranitetin shtetëror dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së. Krahas ofrimit të sigurisë për vendin dhe qytetarët, Kosova duhet të intesifikoj koordinimin me aleatët e saj në rrugën e integrimit euro-atlantik. Ky është i vetmi drejtim dhe qëllim politik i Kosovës.

4. Kosova mundet ma mirë: Gjatë katër viteve të fundit, Kosova ka pasur një qeveri të cilën e definojnë stagnimi, mundësitë e humbura dhe dështimi për të përmbushur reformat e rëndësishme. Mungesa e përparimit në zhvillim ekonomik, shëndetësi, arsim, diplomaci dhe në fusha të tjera, i ka lënë qytetarët tanë të frustruar dhe vendin tonë pa e përmbushur potencialin e plotë. Njëjtë sikur qytetarët e Kosovës, ne besojmë se Kosova mundet ma mirë. Me lidership vizionar, qeverisje profesionale dhe një program të qartë për zhvillim, Kosova mund të përballoj me sukses sfidat e sotme dhe të nisë ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Ky është misioni i PDK-së.

5. Mobilizimi zgjedhor për fitore: PDK është plotësisht e mobilizuar për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës është e inkurajuar nga mbështetja e madhe e qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit, për kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën. Me kandidatin, programin dhe ekipin më të mirë të kandidatëve për deputetë, PDK-ja angazhohet për fitore më 9 shkurt.  PDK qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

TAGGED: #Deklaratë Politike, #Drejtësi për çlirimtarët, #PDK
Kosova Times December 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shtëpitë e sigurta, shtëpi të dyta për të mbijetuarat e dhunës në familje

Kosova Times Kosova Times May 5, 2024
Putini po i vonon negociatat sepse diçka shumë e rëndësishme po ndodh në fushën e betejës
Përplasje verbale mes Radoniqit e Gashit në KQZ, shkak vendimmarrja
Telegrafi serb: Amerika merr primatin nga Gjermania dhe pyetet për gjithçka
Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?