“Në kohë lufte ishin pikërisht gratë ato që dëshmuan se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta, se kur bëhet fjalë për atdheun zhduken të gjitha kufizimet gjinore, atdhedashuria bëhet forca e vetme shtytëse për t’i bërë ballë gjithçkaje”, tha Maqedonci.

Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Ushtria Çlirimtare ku ka edhe fillet gjithë struktura e ushtrisë sot, nuk e përbëhej vetëm nga burrat, por ishin gratë që iu bashkuan fronteve të luftës si ushtare, disa si mjeke, infermiere e vullnetare përgjegjëse për furnizim të ushtrisë me ushqim e që tha se kanë shpëtuar mijëra jete.

“Xhevë Lladrovci, Myrvete Maksutaj, Hyrë Emini , Yllka Domi janë vetëm disa  nga gratë dëshmore që luftuan me të njëjtën forcë e vullnet deri në momentet e fundit të jetës së tyre”, tha në këtë ngjarje Maqedonci .

MInsitri përmendi mbi 20 mijë gra të dhunuara në luftën e Kosovës që agresori e përdori si armë lufte.

“Ashtu siç ka ndodhur në luftën e Bosnjës, edhe në Kosovë gratë e vajzat kanë qenë ato që kanë përjetuar mizoritë e luftës. 20 mijë është numri i viktimave të sulmeve seksuale në Kosovë, ngase ashtu siç ndodhë sot në Ukrainë, agresori këtë lloj torture fizike e psikologjike  e ka përdorur si armë lufte. E derisa po vazhdon lufta në Ukrainë, në vitin 2022 patëm rastin të shohim demonstrata revolucionare të grave në lindjen e mesme në Iran e Afganistan. Kriza e vetme nuk është lufta në Ukrainë, por është edhe Irani. Mohimi i të drejtave është si vdekja në lëvizje të ngadaltë”, deklaroi ai.

Maqedonci tha se ministria që drejton ka bërë përpjekje maksimale për përfshirjen e  grave në FSK.

“Për mua si ish-ushtarak është shumë familjare shprehja: Nëse doni paqe, duhet të përgatiteni për luftë. Andaj Ministria e Mbrojtjes përgjatë viteve ka bërë përpjekje maksimale për përfshirjen e  grave në FSK dhe përgatitjen e tyre në aspektin profesional përmes ofrimit të shkollimit të tyre brenda vendit e në akademitë ushtarake më prestigjioze në botë”, shtoi ai.

Tutje Maqedonci tregoi se gratë e vajzat në uniformë marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e FSK-së duke përfshirë ushtrimet dhe operacionet reale.

“Në FSK janë të angazhuara aktualisht rreth 10 për qind janë gra ushtarake në të gjitha hallkat e strukturës së forcës. Nuk është shifër e keqe, megjithatë synimi është që përfshirja e grave në ushtri duhet të rritet sepse besojmë thellë që si burrat edhe gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë njëjtë për të. Padyshim që realizimi i këtij synimi është i vështirë, ngase vazhdon të ekzistojë një paragjykim sa i përket ushtrisë si profesion për gratë”, tha ai.

Nawrat: Si aleancë, NATO-ja dëshiron ta promovojë agjendën e Grave, Paqes e Sigurisë në të gjitha shtetet anëtare të Aleancës

Ndërkaq, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Christian Nawrat, foli për perspektivën e  NATOS mbi rëndësinë e barazisë gjinore në promovimin e paqes dhe sigurisë globale. Ai tha se Qendra e Ekselencës për Gratë, Paqen e Sigurinë do të luaj rol kyç  për përfshirjen e  grave jo vetëm në FSK, por edhe në administratën civile.

“Si aleancë, NATO-ja dëshiron ta promovojë agjendën e Grave, Paqes e Sigurisë në të gjitha shtetet anëtare të Aleancës dhe që të avancohet vendimmarrja e NATO-s dhe në të gjitha përpjekjet për të arritur barazi gjinore”.

Sipas tij, barazia gjinore dhe agjenda për Gratë, Paqen e Sigurinë reflekton detyrën dhe prioritetet kryesore të Aleancës e që janë integrale për paqen.

“Në samitin e fundit të NATO-s  të mbajtur në Uashington vitin e fundit , aleatët u pajtuan për një politikë të re për Gratë,Paqen e Sigurinë që parasheh katër objektiva strategjike. E para: Që të fuqizohet lidershipi për reagim dhe llogaridhënie. E dyta: Të rritet pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet duke përfshirë nivelet vendimmarrëse dhe lidershipin. E treta: Të parandalohen kërcënimet që kanë ndikim të pabarabartë në gratë dhe vajzat. Dhe e katërta: Të mbrohen gratë e vajzat nga dhuna me baza gjinore. Por, kjo fillon duke e kuptuar që ekziston kjo dhunë. Kjo politike i parasheh lidhjet mes Grave, Paqes e Sigurisë dhe agjendës së të drejtave të njeriut që shihen më së shumti në përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte”.