By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata
October 23, 2025
Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik
October 23, 2025
BKK nikoqire e takimit rajonal të bibliotekave kombëtare
October 23, 2025
Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre
October 23, 2025
Rruga “Marin Barleti” në Prizren rikthehet në pamjen historike
October 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi akuzon Serbinë se po pengon donacionin për bujqit në Luginë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi akuzon Serbinë se po pengon donacionin për bujqit në Luginë
Ballina 1Lajme

Bislimi akuzon Serbinë se po pengon donacionin për bujqit në Luginë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/10 at 7:11 PM
Kosova Times Published December 10, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka akuzuar Serbinë se po e pengon një donacion të Qeverisë së Kosovës për bujqit në Luginën e Preshevës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky donacion, i iniciuar me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit pasur parasysh që edhe më tej komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, ndër më të varfërat me papunësi të lartë e veçanërisht tek të rinjtë”, ka theksuar Bislimi në një postim në Facebook.

Ai tutje ka rikujtuar se më 26 tetor 2024, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime. Ndërkohë, sipas tij, Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike.

“Pikërisht më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është mbivendosur privimi nga mundësia e ndihmës nga Republika e Kosovës. Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftojmë Bashkimin Evropian, OSBE-në, shtetet e Quint-it dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shtuar Bislimi.

Në fund, zëvendëskryeministri ka thënë se Qeveria e Kosovës qëndron e përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe identitetin kombëtar, kulturor e gjuhësor.

You Might Also Like

Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata

Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik

Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre

Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

ODIHR publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

TAGGED: #Besnik Bislimi, #Kosova, #Lugina e Preshevës, #Serbia
Kosova Times December 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati për pagën minimale: 350 euro për punë me orar të plotë

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Rrahmani: Ndeshja kundër Hungarisë na ndihmon për Ligën e Kombeve
Futsall/ Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2026
Iu dha lamtumira e fundit Vehbi Rafunës
Kurti zbuloi edhe shtatoren e atdhetarit Sali Shabani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?