By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush është Mijallkovi dhe pse e ndihmuan dy shqiptarë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kush është Mijallkovi dhe pse e ndihmuan dy shqiptarë?
Lajme

Kush është Mijallkovi dhe pse e ndihmuan dy shqiptarë?

Kosova Times
Last updated: 2024/12/10 at 12:59 PM
Kosova Times Published December 10, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Arbër Zaimi

Sanksionet amerikane për korrupsion prekin një numër njerëzish të korruptuar, por jo gjithë të korruptuarit e botës. Psh. në sanksionet e sotme ishte dënuar edhe një kenian me origjinë indiane, me emrin Kamlesh.

Ai me siguri nuk është dënuar si i vetmi i korruptuar në Kenia a në Indi, e as nuk është dënuar pse i ka këmbët me lesh.

Dënimet kanë edhe kuptim gjeopolitik. Në rastin e zotërinjve Grubi e Bexheti në Maqedoninë e Veriut është bërë e qartë tek vendimi amerikan kundër tyre se ata kanë dashur t’i ndihmojnë një personazhi proserb e prorus, të famshëm për shovinizmin antishqiptar, me emër Sasho Mijallkov. Mijallkovi, familjar i Gruevskit dhe ish-kryetar i shërbimeve sekrete në MV, njihet si faktor në shërbim të Beogradit dhe Moskës. Pse duhet dy politikanë shqiptarë të Maqedonisë t’i ndihmojnë Mijallkovit? Është thënë edhe se Mijallkovi ka qenë personi që ngriti kurthin e Kumanovës në 2015, kurth ku ranë pabesisht disa shqiptarë patriotë që besuan se po çlirojnë bashkatdhetarët e tyre, por që disa u vranë e disa janë ende në burg.

Tash, kush ka qejf të dijë më shumë për këto punë, dhe nuk mjaftohet me leximin e komunikatës nga SHBA, le të interesohet pak për kompanitë biznesore të Mijallkovit në Çeki, për bashkëpunimin e tij të ngushtë me Millorad Mishkoviqin, i cili në vitet ‘90 ishte ministër i Kontiqit e I Bullatoviqit, në kohën e Millosheviqit e sot është drejtor i sipërmarrjes “Beograd na Vodu”, një investim gjigand e i dyshimtë ndërtimor në atë qytet. Rrjeti ballkanik i investimeve ku Mishkoviqi është faktor i rëndësishëm, ka prodhuar modele të ngjashme jo vetëm në Serbi, po edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kryesisht ky model nënkupton pastrimin e parasë të pistë me origjinë bandat kriminale, përmes investimeve në ndërtime apartamentesh e hotelesh luksoze , qendra tregtare dhe import – por gjithmonë kundër prodhimit vendor si aktivitet që merr kohë e nuk lë hapësirë të madhe për shpëlarje parash. Rrjeti i tyre përfshin biznesmenë të mëdhenj të këtyre fushave, të cilët shpesh janë pronarë apo sponsorë edhe të disa mediave e të disa bankave në po këto vende. Të gjitha këto asete shumë të përdorshme për synimet e luftës hibride ruse.

Mos duket si naive pyetja se pse disa shqiptarë të caktuar, brenda a jashtë listave të zeza, ndihmojnë njerëz të tillë?

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times December 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: BE-ja të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme

Kosova Times Kosova Times March 19, 2023
Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës
Ministri boshnjak i mbrojtjes gati sa nuk e goditi grusht Dodikun
A e dini trukun për të bërë kërpudhat më të shijshme ndonjëherë?
Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri e Shkup, ja ku ishte epiqendra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?