By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Privatizimi i Butrintit, Courrier des Balkans: Si Shqipëria shet për një groshë trashëgiminë e saj arkeologjike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Privatizimi i Butrintit, Courrier des Balkans: Si Shqipëria shet për një groshë trashëgiminë e saj arkeologjike
Lajme

Privatizimi i Butrintit, Courrier des Balkans: Si Shqipëria shet për një groshë trashëgiminë e saj arkeologjike

Kosova Times
Last updated: 2024/12/10 at 12:55 PM
Kosova Times Published December 10, 2024
Share
SHARE

Butrinti është një nga sitet më prestigjioze arkeologjike në Shqipëri. Megjithatë, qeveria ka vendosur t’ia besojë menaxhimin e tij një Fondacioni privat, duke rrezikuar të vë në pikëpyetje qëndrimin e tij në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Hulumtim.

Ilda Mara për Courrier des Balkans

Parku arkeologjik i Butrintit, pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992, është një thesar i paçmuar i Shqipërisë dhe këtë vit festoi njëqind vjetorin e zbulimit të tij. I themeluar nga Kaonët, një fis i lashtë grek, Butrinti falë pozicionit të tij strategjik pranë kanalit të Vivarit ka qënë vendtakim qytetërimesh nga një polis, një qytet kaon, me pas në një koloni romake e më pas ka qënë një seli peshkopale bizantine.

Siti ka monumente të shumta historike, si një teatër antik dhe një bazilikë paleokristiane, të zbuluara nga arkeologu italian Luigi Ugolini, i cili qe dërguar në vitin 1924 të ndiqte gjurmët e Eneas. Musolini e konsideronte veten në fakt, si kulminacionin e një vargu të gjatë heronjsh romakë nga Enea tek Romuli e Augusti. I shtyrë nga dëshira për të gjetur dëshmi të gjurmëve të Eneas në Butrint, Ugolini e pagëzoi këtë portë si Porta Skea, dhe pretendoi se heroi trojan ishte ndalur atje. Ky zbulim u përdor si mjet propagande në vitin 1931, me rastin e 2000-vjetorit të poetit Virgjil, me botimin e një pulle që tregon Portën e Skeas, dhe përshëndetjen fashiste.

Megjithatë, pavarësisht rëndësisë historike dhe kulturore të këtij siti, qeveria shqiptare ka vendosur që ta transferojë menaxhimin e tij tek Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), duke shkaktuar shqetësim të madh tek mbrojtësit e trashëgimisë kulturore shqiptare. Këta të fundit kanë frikë se ky vendim do të rrezikojë integritetin historik të Butrintit dhe do të çojë në një menaxhim jo-transparent që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së tij.

 

Privatizimi i menaxhimit të trashëgimisë kulturore

Në vitin 2018, qeveria shqiptare miratoi një ligj për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, të miratuar nga shumica socialiste në Parlament, duke lejuar fondacionet private, përfshirë ato të huaja, të menaxhojnë objektet kulturore shtetërore. Një ligj i sponsorizuar nga AADF ku pikërisht në këtë kontekst AADF mori menaxhimin e Parkut kombëtar të Butrintit, duke krijuar kështu një konflikt të dukshëm interesi. Në fakt, qeveria shqiptare ka vendosur t’i besojë menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit një fondacioni të krijuar bashkërisht nga Ministria e Kulturës dhe AADF: Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit (BMF), i cili do të ketë një qira dhjetëvjeçare me mundësi rinovimi.

Ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja, njoftoi tetorin e kaluar një rritje mbresëlënëse të të ardhurave të parkut,  duke shkuar nga 800.000 euro në një vit në 800.000 euro në vetëm 71 ditë… Kjo ngre pikëpyetje për menaxhimin e ish-ministrave, Mirela Kumbaro dhe Elva Margariti, dhe evidenton joefikasitetin e administrimit të tyre. Në vetëm 71 ditë, ekipi i Blendi Gonxhes tregoi se parku mund të menaxhohej me efiçencë nga ekipet shqiptare.

Michael Granoff, president i AADF, është shprehur se Fondacioni i tij do të kontribuojë me pesë milionë dollarë, dyfishin e kontributit të qeverisë shqiptare, duke marrë të drejtën për të emetuar biletat dhe për të mbledhur të gjitha të ardhurat dytësore nga parku për dhjetë vjet. Sipas Auron Tares, ish-drejtor i Parkut, nëse Butrinti gjeneron të paktën 1.5 milionë euro në vit, BMF mund të mbledhë 15 milionë euro në dhjetë vjet. Pra, a i duhen vërtet shtetit shqiptar pesë milionë dollarët nga fondacioni privat, kur tashmë mund të gjenerojë shumë më tepër falë të ardhurave nga vizitat?

Për më tepër, AADF po përballet me kritika për veprimet e saj në lidhje me zonën arkeologjike të Butrintit dhe zona të tjera të trashëgimisë në Shqipëri. Fondacioni akuzohet se ka shpenzuar më shumë se 300,000 dollarë për të realizuar dy plane menaxhimi të integruar për Butrintin, si dhe 50,000 dollarë për të ndikuar në legjislacionin e trashëgimisë kulturore që të lehtësonte marrjen në kontroll të Parkut. Për më tepër, AADF dyshohet se ka përdorur fondet publike amerikane për të mbrojtur pozicionin e saj përpara Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Shqetësimet e UNESCO-s

AADF është e përfshirë gjithashtu dhe në menaxhimin e zonave të tjera në Shqipëri, si parku i Drilonit në Liqenin e Ohrit dhe zonat e Beratit dhe Gjirokastrës. Kjo përfshirje shihet si shkelje e Konventës së UNESCO-s të vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore, e cila ka bërë që të ketë kritika indirekte ndaj AADF nga UNESCO, veçanërisht në rastint e Liqenit të Ohrit, i cili mund të vendoset në listën e trashëgimisë në rrezik të UNESCO-s.

Transferimi i menaxhimit të Butrintit privon Shtetin Shqiptar nga roli i tij qëndror në menaxhimin e Parkut, duke vënë në rrezik ruajtjen e kësaj trashëgimie botërore, e cila duhet të mbetet nën përgjegjësinë e tij të drejtpërdrejtë sipas detyrimeve ndërkombëtare.

Kjo marrëveshje mund të shkelë parimet themelore të Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të vitit 1972, e cila thotë se shtetet palë janë përgjegjëse për mbrojtjen dhe menaxhimin e siteve të tyre në Listën e Trashëgimisë Botërore. Por kjo marrëveshje mund të jetë gjithashtu në kundërshtim me nenin 101 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian (BE), i cili e detyron Shqipërinë të respektojë standardet në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm. MSA kërkon gjithashtu që Shqipëria të harmonizojë politikat e saj kombëtare me rregullat evropiane, përfshirë edhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Sipas UNESCO-s, shtetet palë, përfshirë Shqipërinë, janë të detyruara të sigurojnë menaxhimin dhe mbrojtjen e siteve të tyre në listën e trashëgimisë Botërore, siç është Butrinti. Ky transferim mund të shihet si një devijim nga pritshmëritë e BE-së në lidhje me bashkëpunimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke rrezikuar angazhimet e Shqipërisë për mbrojtjen e trashëgimisë së saj dhe marrëdhënien e saj me BE-në. Mbrojtja e Butrintit duhet të jetë një përgjegjësi kombëtare, nën kontrollin e shtetit shqiptar, në bashkëpunim me ekspertë të institucioneve ndërkombëtare.

Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe organet këshilluese kanë shprehur shqetësimin për një fragmentim të menaxhimit, një model që mund të rrezikojë integritetin e Butrintit. Pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare duket e vendosur për të vazhduar me këtë model. Gjykata Kushtetuese shqiptare e validoi marrëveshjen, megjithëse disa gjyqtarë votuan kundër, duke evidentuar rreziqet për mbrojtjen e Butrintit. Sipas avokatit Agron Alibali, “marrëveshja mes qeverisë dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit (BMF) mund të prishet, për shkak të mospërmbushjes së kushteve të vendosura”. Ai mbështet idenë që Butrinti të duhet mbetet nën menaxhimin e qeverisë deri në arritjen  e një marrëveshjeje të re në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s.

 

Një hotel dhe 600 hektarë të humbur

Transferimi i menaxhimit të Parkut, i cili ishte planifikuar fillimisht për në fund të tetorit 2024, ende nuk është realizuar për shkak të vonesave administrative, siç është inventarizimi i kryer nga MEKI dhe kompleksiteti i diskutimeve mes palëve të interesuara. Kjo ofron një mundësi për të rimenduar këtë vendim strategjik, sidomos për shkak të shqetësimeve të shprehura nga UNESCO dhe BE.

UNESCO ka shprehur shqetësime serioze për heqjen e rreth 600 hektarëve nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku po ndërtohet një kompleks hotelier. Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tashmë ministre e Turizmit dhe Mjedisit, ka vijuar të reduktojë zonën e mbrojtur të parkut përmes një legjislacioni për zonat e mbrojtura. Më 22 shkurt 2024, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin 21/2024, për ndryshimin e Ligjit të vitit 2017 për Zonat e Mbrojtura. Kjo reformë hasi në kundërshtime nga shoqatat mjedisore, aktorë të caktuar politikë dhe  përfaqësuesit të BE-së në Shqipëri.

UNESCO i ka kërkuar shtetit shqiptar të paraqesë një plan urgjent për mbrojtjen e kësaj zone dhe të sigurojë menaxhimin e koordinuar të të gjithë parkut kombëtar dhe zonës së tij tampon, për të shmangur çdo fragmentim të menaxhimit të tij. Kjo situatë nxjerr në pah tensionet mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së trashëgimisë botërore. Raporti i UNESCO-s thekson gjithashtu se menaxhimi i zonës dhe i rrethinave të tij duhet të jetë koherent dhe i mbikëqyrur nga një autoritet qëndror, me mjete të mjaftueshme për të garantuar ruajtjen e vlerës së tij të jashtëzakonshme universale. Shqetësimet në lidhje me qartësinë e kufijve të Parkut të Butrintit dhe zonës së tij tampon duhet gjithashtu të zgjidhen sa më shpejt, gjë që mund të lejonte rishikimin e vendimit në lidhje me transferimin e menaxhimit.

“Është njëlloj sikur shteti francez të ndihej i paaftë për të menaxhuar Kalanë e Versajës dhe të vendoste t’ia besonte atë një entiteti privat.”

 

Kjo vonesë ofron një mundësi për të forcuar koordinimin mes autoriteteve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për t’u angazhuar në një dialog më gjithëpërfshirës me komunitetet lokale për të garantuar menaxhimin më të mirë të mundshëm të Parkut të Butrintit. Shteti duhet t’i paraqesë më në fund Qendrës së Trashëgimisë Botërore, brenda datës 1 shkurt 2025, një raport të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së parkut, me një plan të detajuar veprimi dhe një afat kohor për zbatimin e rekomandimeve të misionit të vitit 2022, që do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 47-të.

Parku i Butrintit, si pasuri botërore, duhet patjetër të mbetet nën menaxhimin e shtetit shqiptar për të garantuar ruajtjen e tij. Transferimi i drejtimit të Parkut tek BMF rrezikon këtë mision dhe cënon angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Është thelbësore që shteti të mbajë kontrollin e Parkut dhe të bashkëpunojë me autoritetet ndërkombëtare për të siguruar mbrojtjen e qëndrueshme të tij. Është njëlloj sikur shteti francez të ndihej i paaftë për të menaxhuar Kalanë e Versajës dhe të vendoste t’ia besonte atë një entiteti privat.

https://www.courrierdesbalkans.fr/Privatisation-de-Butrint-comment-l-Albanie-brade-son-patrimoine-archeologique

You Might Also Like

Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

Promovohet libri Ushtria Çlirimtare e Kosovës-në shënjestër të vazhdueshme

Promovohet libri `Ushtria Çlirimtare e Kosovës-në shënjestër të vazhdueshme

SENSACION NË TURQI: Arkeologët zbuluan vendbanime të një qytetërimi dy herë më të vjetër se ai i Egjiptit

Zbulime arkeologjike në Zagor

Kosova Times December 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambiciet e Perandorisë Ruse: ‘Tjetër do të jenë ish vendet e Paktit të Varshavës’ – thotë shefi i spiunazhit

Kosova Times Kosova Times February 25, 2025
“Film Flaka” solli dy filma, “Kanarinat e dinë” dhe “Daullet e rezistencës”
Projekti racist i Serbisë së Madhe
Për keqpërdorim të pozitës, tre zyrtarë dënohen me 5 vjet burg
Ankandi Yabloko mblodhi më shumë se 1.7 milion rubla për të burgosurit politikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?