Suhareka u kthehet fitoreve në elitën e futbollit kosovar.
Suhareka e ka shkatërrua Llapin, me rezultat 4-0, të martën në Suharekë, në ndeshjen e fundit të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka u tregua ekip shumë më i mirë se llapjanët duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishëm nga ky udhëtim.
Mevlan Zeka hapi serinë e golave në minutën e 15-të duke shënuar për 1-0. Dy minuta më vonë Rexhaj dyfishoi epërsinë e Suharekës në 0-2, derisa Eneid Kodra (22’) realizoi golin e tretë për ekipin mike, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.
Edhe në fraksionin e dytë të kësaj ndeshje, ishte ekipi nikoqire që më mirë e kontrolluan lojën, kurse, mesfushori Lorik Boshnjaku në minutat shtesë të kësaj lojë, realizoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë fitore Suhareka ka 22 pikë në pozitën e pestë në tabelë, derisa Llapi është e shtata në tabelë me 17 pikë.