By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata anulon ndërtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica, nëndegë e Vjosës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjykata anulon ndërtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica, nëndegë e Vjosës
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata anulon ndërtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica, nëndegë e Vjosës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/11 at 10:51 PM
Kosova Times Published December 11, 2024
Share
SHARE

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të mërkurën shfuqizimin e akteve administrative lidhur me planifikimin e ndërtimit të katër hidrocentraleve mbi lumin “Shushica”, nëndegë e lumit Vjosa, shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023.

Vendimi erdhi pas padisë së 28 banorëve të fshatit Brataj të Vlorës dhe dy shoqatave mjedisore, “EcoAlbania” dhe “Impetus”, që kundërshtonin ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas padisë banorët kundërshtonin Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, dhe kontratën dhe lejen mjedisore për projektin e ndërtimit të HEC-ve, miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përfitim të shoqërisë “Shushica Hydropower” .

Projekti i hidrocentraleve parashikonte përdorimin e ujërave të lumit Shushica për 35 vjet për prodhim energjie.

Në vendimin e saj gjykata i gjeti legjitime palët paditëse, komunitetin e banorëve dhe dy organizatat dhe vendosi anullimin e akteve që i hapnin rrugë ndërtimti të 4 hidrocentraleve, ndërkohë që nga përfaqësuesit e institucioneve nuk është deklaruar nëse do ta ankimojnë vendimin.

“Pas gati 3 vitesh, u shpërblye puna dhe dedikimi ynë si ekip i fushatës për mbrojtjen e Vjosës dhe avokatëve, në përpjekjen e vazhdueshme për të mbrojtur Vjosën dhe degët e saj nga projektet shkatërruese, tha Besjana Guri, përfaqësuese e “EcoAlbania”.

“Besojmë se autoritet do të reflektojnë pas këtij vendimi, i cili vjen në kohën kur Vjosa është shpallur Park Kombëtar, duke e mos apeluar atë” , shtoi ajo.

Organizata “EcoAlbania” tha përmes një deklarate se kjo është një fitore e rëndësishme për Shushicën dhe për Vjosën, por edhe per jurisprudencën Shqiptare.

Sipas “EcoAlbania “, vendimi nga pikpamja e praktikës gjyqësore është një hap cilësor përpara sepse i hap rrugë mundësisë që një kontratë administrative të mund të kundërshtohet gjyqësisht nga publiku, pa qenë palë kontraktore”.

Ndërkohë një tjetër padi lidhur me shfrytëzimin e lumit “Shushica” në dëm të banorëve të zonës po shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Lushnjë.

Komuniteti i banorëve dhe organizatat mjedisore kundërshtojnë projektin e ujësjellësit të Himarës, që parashikon devijimin e burimit kryesor të lumit Shushica për të furnizuar këtë bashki.

Komiteti i Konventës së Bernës, pak ditë më pare, në takimin vjetor në Strasburg, e përshëndeti qeverinë shqiptare “për pezullimin e punës në projektin e furnizimit me ujë në bashkinë e Himarës, duke ndjekur udhëzimet e ofruara nga eksperti i Organizatës Botërore për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), dhe për të përfshirë komunitetet lokale në diskutime dhe procese vendimmarrëse”.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, #Hidrocentrale, #Vlorë
Kosova Times December 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Afro 20 persona kërkojnë ndihmë mjekësore, dyshohet se u helmuan nga produktet e një furre në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Seuli i mohon akuzat e Koresë së Veriut se dërgoi dronë në Phenian
Armenia: 105 ushtarë kanë vdekur në përleshjet kundër Azerbajxhanit
Parashikimi i motit 24 Nëntor ne Shqiperi
Arabia Saudite: Aksident në parkun e zbavitjes, të paktën 23 të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?