By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lorik Boshnjaku më i miri i xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Lorik Boshnjaku më i miri i xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë
Sport

Lorik Boshnjaku më i miri i xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/11 at 4:32 PM
Kosova Times Published December 11, 2024
Share
SHARE

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 16-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suharekës, Lorik Boshnjakut.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Agim Maliqit, Blerim Haxhollit dhe Besim Slishanit.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtëmbëdhjetë t’i takojë Lorik Boshnjakut, i cili, përveç se ishte truri i mesfushës në përballje me KF Llapi, shënoi edhe golin e katërt në mënyrë maestrale për skuadrën e tij, duke siguruar fitoren 4:0 dhe duke arkëtuar 3 pikë të reja për FC Suharekën.

Pasi mori këtë çmim, Boshnjaku u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ka qenë ndeshja më e fortë e kësaj jave, pavarësisht rezultateve që kemi pasur të dyja ekipet, por kjo u cilësua si ndeshje derbi. Ndeshja doli më e lehtë se sa kishim menduar, megjithatë e rëndësishme ishte të fitonim 3 pikët për të qenë më komodë.

Qëllimi i Suharekës është që të kemi sa më shumë rezultate pozitive, pasi jemi një klub i ri me ambicie të mëdha. Shpresojmë që këtë vit të jemi të paktën në Evropë dhe t’ia shpërblejmë kryesisë mundin dhe organizimin.

Ndjehem i vlerësuar nga Federata e Futbollit dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin teknik, sepse edhe ata kanë meritat e tyre”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin

Hajdari i del në krah Xhakës: Ne jemi një

Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë

Xhaka: Më dhemb që u fishkëlleva, sidomos këtu në shtëpi

Çeku: Ky është zëri i një ekipi që nuk dorëzohet kurrë

TAGGED: #Lorik Bosnjaku, #Ylli i Javës
Kosova Times December 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rubio kërcënon: Ushtria amerikane do të “hedhë në erë” grupet kriminale të huaja

Kosova Times Kosova Times September 5, 2025
Haradinaj: Lista e AAK-së me partnerët e koalicionit është vlerë kombëtare
Escobar: Pres që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare këtë vit
Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës
Moti sot me diell dhe me vranësira të shpërndara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?