By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani në ShBA, në fokus forcimi i partneritetit mes dy vendeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani në ShBA, në fokus forcimi i partneritetit mes dy vendeve
Ballina 1Lajme

Osmani në ShBA, në fokus forcimi i partneritetit mes dy vendeve

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 11:04 AM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë të Kongresit amerikan në Shtetet e Bashkuara, me të cilët ka thënë se po diskuton për rëndësinë e mbështetjes amerikane në shumë sektorë të vendit që udhëheq.

Përmes disa postimeve në Facebook, Osmani ka thënë se është takuar me senatorët republikanë: Ted Cruz, Joni Ernst dhe Thom Tillis, si dhe kongresistët, Gary Palmer dhe Pete Sessions.

“Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesorë në rrugëtimin përpara”, ka thënë Osmani pas përfundimit të njërit prej takimeve.

Ajo ka thënë se ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të aktorëve të dëmshëm për më shumë “kaos dhe jostabilitet”.

Vizita e Osmanit në SHBA është duke u realizuar disa javë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, i ka thënë javë më parë Radios Evropa e Lirë se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme dhe se përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës është e bindur se do të vazhdojë.

SHBA-ja ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998, dhe mbështetja e saj ka qenë vendimtare, përfshirë rrugën drejt pavarësisë.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

Megjithatë, në disa raste, viteve të fundit, raportet e Uashingtonit me Qeverinë e Kosovës janë tendosur, ndonëse zyrtarë qeveritarë kanë përsëritur vazhdimisht se koordinohen dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

TAGGED: #ShBA, #Vjosa Osmani
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parandalohet kontrabanda me mallra

Kosova Times Kosova Times September 22, 2024
ATK: 32.8 milionë euro të hyra më shumë se viti i kaluar vetëm për periudhën janar- mars
AAK zgjedh organet drejtuese të saj në Bavari të Gjermanisë, Haradinaj me mesazh mërgatës shqiptare
Rama nderon me “Hyjneshën në fron” Armend Rexhepagiqin
Rama: Samiti sot u mbyll me diskutime të frytshme dhe me një ndjenjë të vërtetë miqësie
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?