By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë
December 18, 2025
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare
December 18, 2025
Balla: Kuvendi nesër nis procedurën për imunitetin e Ballukut
December 18, 2025
Rama e quan “teatër të turpit” drejtësinë ndërkombëtare në rastin Thaçi
December 18, 2025
Pensionistët kërkojnë heqjen e plotë të obligimit për paraqitje fizike
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, administrata e re përgatitet për dëbimet e emigrantëve me përkrahjen e ushtrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, administrata e re përgatitet për dëbimet e emigrantëve me përkrahjen e ushtrisë
Rajon / Botë

ShBA, administrata e re përgatitet për dëbimet e emigrantëve me përkrahjen e ushtrisë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 10:33 PM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Premtimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump se do të realizojë deportimin më masiv në historinë e Shteteve të Bashkuara ngre pikëpyetje mbi ligjshmërinë dhe zbatimin e këtij procesi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës për imigracionin Aline Barros njofton se si ushtria amerikane mund të përfshihet në këto plane.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump tha se problemi më i rëndë i Amerikës është emigracioni i paligjshëm.

“Do të kryejmë deportimin më të madh në histori. Nuk jam krenar ta them këtë, por është diçka e vështirë që duhet bërë”, shprehej në 10 maj të 2024 kandidati republikan Donald Trump.

Pasi fitoi zgjedhjet e 5 nëntorit, zoti Trump shpërndau një postim në mediat sociale duke thënë se do të shpallte një emergjencë kombëtare dhe do të dislokonte trupa amerikane për të ndihmuar në kryerjen e deportimeve.

Se si mund të përdoret ushtria amerikane për të realizuar premtimin për dëbime masive është e paqartë, thotë profesori i drejtësisë në Universitetin e Nju Jorkut, Joseph Nunn.

“Në të vërtetë varet nga ajo se çfarë ka parasysh Presidenti lidhur me mënyrën se si ai do të përdorë ushtrinë, pra nëse do që ushtria të përfshihet drejtpërdrejt në zbatimin e ligjit, apo nëse ushtria do të japë një mbështetje indirekte në operacionin federal të deportimit”, shprehet ai.

Tom Homan, i cili pritet të jetë drejtuesi i ri kombëtar për çështjet e emigracionit ka në plan një qasje më agresive duke vënë në dukje operacionet e deportimit dhe përfshirjen më të madhe të ushtrisë.

“Do të ndërmarrim një operacion masiv deportimi dhe do të përpiqemi të gjejmë mbi 300,000 fëmijë që u liruan prej kësaj administrate”, deklaroi zoti Homan.

Zoti Homan citon një raport të Departamentit të Sigurisë Kombëtare sipas së cilit mbi 32 mijë të mitur të pashoqëruar nuk u paraqitën në datat e caktuara në gjykatë, ndërsa më shumë se 290 mijë nuk morën njoftim. Ekspertët e emigracionit vërejnë se një gjë e tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata kanë humbur. Disa prej tyre, mund të gjenden ende në adresat e regjistruara.

“Dëbimi masiv nuk është alternativa e vetme. Në vend të kësaj, Kongresi mund të gjejë një formë të re drejt statusit të përhershëm ligjor, duke lejuar shumë njerëz që tashmë jetojnë këtu të depozitojnë një aplikim, t’i nënshtrohen kontrollit të së shkuarës së tyre, të paguajnë një tarifë dhe të jenë me dokumentacion të rregullt”, shprehet Aaron Reichlin-Melnick nga Këshilli Amerikan për Emigracionin .

Komisioni i Ligjeve në Senatit diskutoi këtë javë sfidat e dëbimeve masive. Demokratët thanë se se një gjë e tillë mund të dëmtojë ekonominë.

“Eshtë fakt që sot gjenden miliona emigrantë pa dokumente në Shtetet e Bashkuara, që punojnë në industri kritike për të gjithë ekonominë tonë”, u shpreh senatori demokrat Alex Padilla.

Republikanët nënvizuan zbatimin e ligjit.

“Do të zbatojmë urdhrin e gjykatave për dëbim dhe nuk do të pranojmë paligjshmërinë dhe kriminalitetin si normalitetin e ri në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh senatori republikan John Cornyn.

Ligjet federale kufizojnë përfshirjen e ushtrisë në zbatimin e ligjit civil pa miratimin e Kongresit, por kompetencat jourgjente do ta lejonin presidentin të dislokonte forcat ushtarake për të ofruar mbështetje logjistike. Disa ekspertë thonë se ushtarëve u mungon trajnimi për zbatimin e ligjeve mbi emigracionin.

“Çdo pjesëtar i forcave të armatosura që dërgohet në një operacion të dëbimit masiv është një forcë ushtarake që nuk po bën punën e tij normale dhe nuk po përmbush rolin e tij për ruajten e sigurisë kombëtare”, thotë profesori Nunn.

Shteti i Teksasit po i ofron administratës së ardhshme Trump më shumë se 550 hektarë tokë për të ndërtuar një objekt paraburgimi dhe përpunimi, për atë që komisioneri shtetëror i tokës thotë se do të jetë, “deportimi më i madh të kriminelëve të dhunshëm në historinë e kombit tonë”.

You Might Also Like

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …

Kina vendos taksë mbi prezervativët për të rritur lindjet

VIDEO Ukrainasit godasin tankerin në një qytet rus. Ka të vdekur

TAGGED: #Dëbime migrantësh, #ShBA, #Ushtria
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova në grup me Francën, Kroacinë dhe Finlandën

Kosova Times Kosova Times March 20, 2025
66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Flamujt e rinj serbë në pjesën veriore të Mitrovicës
Tri marrëveshje në Berlin për liderët e Ballkanit Perëndimor
Liverpooli shpartallon Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?