By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshkimi shpirtëror i Kremlinit
November 2, 2025
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjeopolitika dhe Kosova, sfidat e Serbisë në rrugën drejt BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjeopolitika dhe Kosova, sfidat e Serbisë në rrugën drejt BE-së
Ballina 2Rajon / Botë

Gjeopolitika dhe Kosova, sfidat e Serbisë në rrugën drejt BE-së

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 9:38 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Koordinatorja e Konventës Kombëtare për BE-në në Serbi, Bojana Sellakoviq, ka deklaruar për RTK se Serbia po stagnon në procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar se asnjë kapitull i ri nuk është hapur në tri vitet e fundit. Ajo nënvizoi se marrëdhëniet me Kosovën, presionet gjeopolitike dhe përparimi në zbatimin e reformave të brendshme do të jenë faktorët kyç për përshpejtimin e këtij procesi.

Sellakoviq theksoi se përparimi në marrëdhëniet me Kosovën mbetet qenësor për stabilitetin e rajonit dhe për procesin e përgjithshëm të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Sipas saj, BE-ja pret që Serbia të përmbushë detyrimet nga marrëveshjet e mëparshme.

“Marrëdhënia midis Serbisë dhe Kosovës mbetet çështje kyçe për Bashkimin Evropian, pasi konsiderohet si baza për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Raportet e BE-së për Serbinë nuk përmbajnë kushte të reja, por theksojnë nevojën për zbatimin e obligimeve ekzistuese të përcaktuara nga Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit,” deklaroi Sellakoviq.

Ajo rikujtoi se implementimi i detyrimeve nga Kapitulli 35, që lidhen me dialogun me Kosovën, është thelbësor për Serbinë, duke qenë obligim formal juridik.

Në lidhje me çështjen e Banjskës, Sellakoviq theksoi se ky nuk është një detyrim i ri, por një pjesë e dialogut ekzistues.

“Obligimet për Banjskën janë të përfshira tashmë në dialog, kështu që nuk kemi të bëjmë me një kusht të ri. Por, mesazhet e marra deri tani ishin të qarta – Serbia pritet të tregojë vullnet të mirë për të përmbushur detyrimet e saj. Megjithatë, kjo çështje nuk dominon më diskursin politik vendas”, sqaroi ajo.

Sipas Sellakoviq, Serbia po përballet me ngecje në procesin e integrimeve evropiane, dhe si pengesë kryesore për përparimin e mëtejshëm ajo përmendi faktorët gjeopolitikë, të cilët kanë marrë rëndësi të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit është bërë e qartë se dimensioni gjeopolitik ka marrë një peshë të madhe për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare që vendosin për përparimin e Serbisë. Para fillimit të luftës në Ukrainë, marrëdhëniet me Kosovën ishin çështja kryesore politike. Tani, ato janë komplikuar më tej nga marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë. Pritet që presioni gjeopolitik ndaj Serbisë të vazhdojë të rritet”, tha Sellakoviq.

Ajo theksoi se ky presion duhet ta shtyjë Serbinë të harmonizohet sa më shpejt me vlerat e BE-së dhe të përmbushë më shpejt detyrimet që lidhen me përafrimin teknik me standardet e BE-së.

Në përfundim, Sellakoviq vlerësoi se Serbia po përballet me sfida të mëdha në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Gati tre vite nuk është hapur asnjë kapitull i ri, ndërsa ritmi i reformave në të gjitha fushat është shumë i ngadalshëm, duke mos mjaftuar për një përparim domethënës”, tha ajo.

You Might Also Like

Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç

Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?

Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

TAGGED: #Bojana Sellakoviq
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti Biden: Rusia kërcënon vendet e Ballkanit

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Biden përmend Ballkanin kur flet për rëndësinë e ndihmës për Ukrainën
Përplasje mafioze në resortin e famshëm grek: Të shtëna në një lokal plazhi plot me njerëz, prindërit dhe fëmijët ikën në panik
Dhjetëra të plagosur nga sulmet me raketa në Kiev
Policia kufitare inicion një rast “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?