By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci në CybHER Boot Camp, mbështet vajzat në sigurinë kibernetike
February 7, 2026
Istogu shënon `Ditët e Kulturës Japoneze` me aktivitete artistike
February 7, 2026
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e Llapi
February 7, 2026
Suedezja Karlsson fiton medaljen e artë në garën e skiatlonit
February 7, 2026
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuna kërkon kalimin e planit zhvillimor, opozita e kundërshton
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuna kërkon kalimin e planit zhvillimor, opozita e kundërshton
Ballina 1Lajme

Komuna kërkon kalimin e planit zhvillimor, opozita e kundërshton

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 9:51 AM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Plani zhvillimor komunal konsiderohet njëri nga dokumentet më të rëndësishme në kryeqytet. Opozita nuk po e përkrah këtë plan, ndërsa nga Komuna e konsiderojnë të domosdoshëm kalimin e tij diskutim publik. Ky propozim ishte në rend dite në seancën e 9 dhjetorit, por nuk arriti të trajtohej, pasi seanca u ndërpre në mungesë kuorumi.

Plani Zhvillimor Komunal konsiderohet si njëri nga dokumentet më të rëndësishme të kryeqytetit. Nga Vetëvendosje në Prishtinë thonë se nuk e përkrahin një plan të tillë. Edhe në deklarime të mëhershme nga kjo parti, ky plan është konsideruar i paligjshëm dhe në dëm të interesit publik.

“Ne jemi të interesuar për një PZHK, që e zhvillon kryeqytetin e zhvillon të gjitha lagjet pa përjashtim”, tha Besart Krasniqi, asamblist i VV-së në Prishtinë.

Ky plan po kundërshtohet edhe nga Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë.

“PZHK, do të duhej të ishte tërësisht në suaza të respektimit të procedurave edhe ligjeve gjatë hartimit e më pastaj edhe gjatë zhvillimit të diskutimeve me qytetarë e përfshirjen e tërë qytetit, në diskutim për një plan të rëndësishëm dhe kjo nuk është bërë në fillim nga kryetari Rama”, tha Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë.

Por, nga Komuna e Prishtinës po e konsiderojnë të domosdoshme kalimin e tij në diskutim publik, në mënyrë që të vazhdohet me procedura tjera.

”Po presim që gjatë këtij muaj eventualisht pas festave, në një seancë të radhës të vendosim se rend të ditës dhe fillimisht të vendoset në dëgjim publik e pastaj të tentojmë që ta kalojmë, sepse është një prej projekteve kryesore pa të cilin nuk mund të shkohet tutje”, tha Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës.

Propozim vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të planit zhvillimor komunal 2024-2032, ishte në rend dite në seancën e 9 dhjetorit të Kuvendit Komunal, por nuk arriti të trajtohej, pasi seanca u ndërpre në mungesë kuorumi.

You Might Also Like

Nagavci në CybHER Boot Camp, mbështet vajzat në sigurinë kibernetike

Istogu shënon `Ditët e Kulturës Japoneze` me aktivitete artistike

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Abdixhiku i përgjigjet Isa Mustafës: Prapaskena ka mbetur pa rol

FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat

TAGGED: #Opozita, #Plani zhvillimor, #Prishtina
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish kryediplomatja austriake qe vallezoi me Putin, u bë heroina e propagandës shtetërore

Kosova Times Kosova Times August 20, 2023
Basha: Berishës i duhet vula e PD-së si mburojë për hallet e tij
Shqipëri: Mbi 1.700 hektarë tokë e përmbytur, një rrugë e bllokuar nga ortekët
FBI e perfshire ne hetim: Vritet një adoleshent në Alabama, 16 të plagosur, dramë në Universitet
Grushta në mes të burgosurve në Dubravë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?