By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kritikohet mosfunksionalizimi i shtëpisë së kulturës `Xhemajli Berisha`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kritikohet mosfunksionalizimi i shtëpisë së kulturës `Xhemajli Berisha`
Ballina 1Lajme

Kritikohet mosfunksionalizimi i shtëpisë së kulturës `Xhemajli Berisha`

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 11:20 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Restaurimi i shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” dhe teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka përfunduar më 26 nëntor, kur edhe u bë përurimi solemn. Por edhe pas kaq ditësh, trupa e teatrit të Prizrenit ende nuk ka mundur ta shfrytëzojë atë, për shkak të disa problemeve në ngrohjen e skenës.

Lëvizja Vetëvendosje dega në Prizren, ka reaguar rreth funksionalizimit të Shtëpisë së Kulturës në këtë komunë. Sipas tyre, edhe pse është bërë përurimi i saj, ende nuk po shfrytëzohet nga Teatri i qytetit dhe OJQ-të e ndryshme të Prizrenit.

“Finalizimi i këtij projekti ka zgjatur më shumë se që duhet dhe si pasojë e kësaj vonese është ndikuar jashtëzakonisht shumë skena kulturore e qytetit. Ky investim në fillim ka qenë e planifikuar me 760 mijë euro, më pastaj me anekse dhe arsyetime të tjera totali I ka arritur deri në 1 milion euro. Mungesa e menaxhimit të kesaj kontrate dhe paaftësia e drejtorisë së kulturës rinisë dhe sportit shihet qartë që krahas vlerës së madhe të shpenzuar në këtë objekt, ende nuk ka nxemje dhe kjo po ndikon në operimin dhe aktivitetin e teatrit të qytetit dhe shumë OJQ ve të cilët kanë planifikuar të bëjnë aktivitete aty”, tha Dafina Alishani, këshilltare komunale e LVV-së.

Drejtori komunal i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, bën të ditur se ka disa probleme teknike me energjinë.

“Unë dua ta demantoj këtë lajm, sepse është bërë në mënyrë shumë të avancuar ngrohja në shtëpinë e kulturës, mirëpo për arsye të disa problemeve që kemi pasur me KEDS-in në funksionimin e siguresave. Nuk është funksionalizuar në tërësi ngrohja, përndryshe ngrohja është  funksionale, mirëpo duhet pak kohë sa të fillojnë edhe me çështjen e përdorimit sepse është e avancuar ngrohja, e këto janë  çështje teknike e jo që nuk ka ngrohje shtëpia e kulturës”, tha Adem Morina, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren.

Drejtori i Teatrit Profesionist të Prizrenit, Burim Mustafa, e pohon se janë anuluar dy shfaqje teatrale për shkak se temperatura në skenë ka qenë e ulët.

“Njëra ka qenë më 27 nëntor, është shfaqje e jona “Ping Pong dhe Dashuri” dhe shfaqja tjetër është e cila ka qenë e planifikuar për sot më 6 dhjetor është shfaqje mysafire e Teatrit “Multimedia”, “Të gjashtët kundër Turqisë”. Pas pranimit të objektit kemi vërejtur se në sallë nuk ka ngrohje të mjaftueshme”, tha Burim Mustafa, drejtor i Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren.

Sipas Mustafës, tash e dy vite teatri “Bekim Fehmiu” ka punuar jashtë objektit.

“Po ne kemi vepruar tash e dy vite jashtë objektit, jemi gjendur disi, me padurim kemi pritur kthimin në objekt në dërrasat e teatrit, aty ku rrah zemra e çdo aktori, normal është pengesë për zhvillimin e programit por shpresojmë që të rregullohet sa më shpejt dhe t’u kthehen shfaqjet publikut”, shtoi Burim Mustafa.

Ndërkaq, drejtori Morina siguron publikun se në javën e ardhshme gjithçka do të zgjidhet. Shfaqja e ardhshme në këtë skenë është paraparë më 16 dhjetor të këtij viti.

You Might Also Like

Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës

Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harrojmë sakrificën

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi

Osmani dhe Ipeshkvia, mesazhe shprese e bashkimi për Krishtlindjet

TAGGED: #Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", #Teatri "Bekim Fehmiu"
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania njoftoi zyrtarisht se do të furnizonte Ukrainën me tanke Challenger

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Gjermania zotohet me 90 milionë euro mbështetje për Kosovën
Kuvendi dështon të konstituohet, bllokadë e re te nënkryetari serb
“S’ka dinarë” në komunat me shumicë serbe
BE-ja kritikon Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?