By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)
October 26, 2025
Pse u zhduk shpejt lajmi për dëbimin e diplomatit rus në draft dokument?
October 26, 2025
Murati kritikon opozitën pas mosmiratimit të Qeverisë së re
October 26, 2025
KDI: Zgjedhjet e parakohshme opsioni më i qëndrueshëm
October 26, 2025
Krasniqi: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër
October 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbështetësit e Assadit paralajmërohen kundër fshehjes në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mbështetësit e Assadit paralajmërohen kundër fshehjes në Gjermani
Rajon / Botë

Mbështetësit e Assadit paralajmërohen kundër fshehjes në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 3:41 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, kanë paralajmëruar të gjithë mbështetësit e regjimit të rrëzuar të liderit sirian, Bashar al-Assad, që të mos tentojnë të fshihen në Gjermani.

“Secilit prej torturuesve të regjimit të Assadit që mendon të ikë në Gjermani, mund t’i them se do t’i mbajmë të gjithë përgjegjës, me gjithë forcën e ligjit, për krimet e tyre të tmerrshme”, ka thënë Baerbock për gazën gjermane, Bold am Sonntag.

Ajo ka thënë se agjencitë ndërkombëtare të sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës duhet të punojnë ngushtë.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përgjatë regjimit të Assadit besohet se dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar padrejtësisht, janë torturuar dhe vrarë.

Faeser ka thënë se tani ekzistojnë kontrolle në të gjitha pikat kufitare të Gjermanisë.

“Jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm. Nëse mbështetësit e regjimit të Assadit tentojnë të ikin në Gjermani, ata duhen ta dinë që pak vende do t’i ndjekin më rreptë krimet e tyre sesa Gjermania. Kjo le t’i ndalojë nga tentimi”, ka thënë Faeser për gazetën.

Ndërkohë, në Gjermani është shumë aktual debati nëse rreth 1 milion refugjatët që janë strehuar në këtë vend, duhet të shkojnë në vendlindje.

Shefi i sindikatës Verdi, Frank Werneke, është kundër kësaj ideje.

“Qoftë në sektorin e kujdesit, në spitale, në dërgim të postës, dhe në shumë profesione tjera, njerëzit që kanë ikur nga Siria, i ndihmojnë vendit që të funksionojë”.

Edhe Christiane Benner, shefe e sindikatës tjerër të punëtorëve, IG Metal, ka thënë se vendi ka nevojë për forcë punëtore prej jashtë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, aktualisht në Gjermani jetojnë 975,000 sirianë.

Zyra Federale për Migrantë dhe Refugjatë i ka pezulluar vendimet për azil për sirianët, për shkak të ndryshimit të situatës në Siri.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka sugjeruar ofrimin e 1.000 eurove për secilin sirian që dëshiron të kthehet në shtëpi.

Disa zyrtarë tjerë gjermanë e kanë kritikuar qëndrimin e tij.

You Might Also Like

Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)

Pse u zhduk shpejt lajmi për dëbimin e diplomatit rus në draft dokument?

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen në muzeun e Luvrit

Putin: Rusia testoi Burevestnik, një raketë kruz me fuqi bërthamore

WDR: Rusia ka ngritur një bazë spiunazhi në një traget që u fundos në Detin Baltik 30 vjet më parë

TAGGED: #Bashar al-Assad, #Gjermani
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turqia s’do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për NATO deri në tetor

Kosova Times Kosova Times July 12, 2023
KFOR: Të shmanget çdo përshkallëzim i ri
Banorët e Kievit e kalojnë natën në qiell të hapur si pasojë e sulmeve ruse
Abdixhiku: LDK do të ketë mbi 180 mijë vota, do të qëndrojmë në opozitë
Osmani: Kosova krah për krah me SHBA-të, në përputhje me vizionin e Trumpit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?