By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amatorët e politikës dhe master akademikët gjysmë analfabet ia mësyjnë me fushatë frontale legjislaturës së re në zgjedhjet e shkurtit 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Amatorët e politikës dhe master akademikët gjysmë analfabet ia mësyjnë me fushatë frontale legjislaturës së re në zgjedhjet e shkurtit 2025
Ballina 1Lajme

Amatorët e politikës dhe master akademikët gjysmë analfabet ia mësyjnë me fushatë frontale legjislaturës së re në zgjedhjet e shkurtit 2025

Kosova Times
Last updated: 2024/12/17 at 8:09 AM
Kosova Times Published December 17, 2024
Share
SHARE

Sipas njohësve të zhvillimeve politike në vendin tonë, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të jenë zgjedhje të veçanta të cilat do të përcillen e karakterizohen me një fushatë të egër lobuese nga kandidatët për deputet, sepse për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur votoheshin 5 kandidat, ndryshimi i ligjit mundëson votimin për 10 kandidat brenda listës.

Ashpërsia e garës do të imponohet edhe nga fakti që listat për kandidat nuk janë hartuar sipas renditjes alfabetike por sipas meritokracisë imagjinative të përcaktuar nga lideri i partisë i cili ne krye të listës përreth vetes ka mbledhur kandidatë më të dëgjueshëm të cilët ndër vite kanë ditur për të notuar në politikë dhe përfituar edhe pse nuk mund të thuhet se e kanë merituar.

Agim Bajrami: Po vjen legjislatura amatore e masterave, partitë politike shopërfillësert më të mëdha të vlerave politike dhe akademike

Analisti politik Agim Bajrami, duke parë kandidaturat e prezantuara nëpër listat për kandidat, vlerëson se legjislatura që do të formohet pas 9 shkurtit 2025, do të jetë tepër e dobët, duke konstatuar se legjislatura e vitit 2002, me deputetët e të gjitha parive politike, ishte legjislatura më meritore që ka pasur Kosova në historikun e parlamentarizmit të pas luftës.

“Atëherë, përzgjedhja e kandidatëve për deputet ka dominuar nga kriteret si; kontributi në arsim,shkencë,kulturë, në çlirimin e vendit, dhe ajo legjislaturë njihet si më e përgjegjshmja dhe më e merituara. Sot ka devijuar, dhe propozimi i kandidatëve për deputet të caktuara në listat e partive, përveç tjera,kandidatët e propozuar, alfabetin shqip nuk e dinë, dhe çka pritet për angazhimin e tyre përveç zhvatjes së buxhetit të taksapaguesve. Po të krahasohen shtetet me demokraci të avancuar, deputet në parlament bëhen, shkencëtarët që kanë kontribute të jashtëzakonshme shkencore,në art,kulturë,arsim,ekonomi, drejtësi, diplomaci,dhe në siguri. Gjeneralet me kontribute të jashtëzakonshme në forcat e armatosura… Shih,kuadrat e përzgjedhura nga presidenti Trump, apo në vendet e BE-së dhe mosha e tyre mbi 65 vjeç kryesisht”, tha Bajrami për “Kosova Times”.

Ndryshe sipas tij, në Kosovë vlerat e mirëfillta shpërfillen dhe injorohen.

“Në Kosovë kriteri i kandidatit për deputet, manipulant, i padijshëm me një letër MASTER-i pa vlerë,injorant,dhe pa asnjë libër të lexuar, dhe mosha deri në 35 vjet dhe me pamje të bukur dhe me mendje bosh,dhe me facebook të hapur,për shpërndarje të propagandës partiake. Dhe çka pritet nga kjo legjislaturë, asgjë e mirë. Dhe a duhet të votohen ky korpus i kandidateve injorant,që ofrojnë partitë politike në Kosovë. të vlerësohet nga secili”, thotë Agim Bajrami.

Blerim Burjani:Votimi për 10 kandidat në listën partiake ashpërson garën e brendshme dhe nxitë vjedhjen e votave brenda llojit

Njohësi me përvojë i traditës elektorale në vend, Blerim Burjani, thotë se këto parregullsi që hasen në prezantimin e listave me kandidat për deputet, për partitë politike janë okej, krejt në rregull, dhe askush nuk mundë të imponon një zgjidhje ndryshe, pavarësisht se si e sheh opinion publik dhe votuesi.

“Renditja bëhet sipas partisë që e konsideron që është i pranueshëm për nevoja të brendshme, por lista e hapur është. Pra nuk ka ndonjë diskriminim apo favorizim të dikujt në listë, por ajo që është e keqe dhe e dëmshme është votimi i 10 kandidatëve gjë që mund ta lëndojë legjitimacionin e zgjedhjeve. Skanimi i individual i votave apo kamerat nuk mund të sigurojnë një proces të shpejtë,efektiv të përmbylljes së punës së KQZ-së. Në listën e hapur është një zhvillim i demokracisë kontroverse në mes të të njëjtës parti. Pra në garë janë edhe vetë kandidatët brenda një partie dhe më pastaj kundër partive tjera, Pra kështu ishte për një kohë të gjatë, dhe kishte hatërmbetje dhe largim nga partit për shkak të vjedhjes së votave nga komisionerët”, tha Burjani për “Kosova Times”.

Dardan Grapci: Dënimi I mashtruesve do të ndodhë me votën e ligjshme të votuesit-popullit

Për analistin politik dardan Grapci, kjo fushatë e filluar para kohe nga partitë politike është ilegale, e kundërligjshme dhe do të duhej ndëshkuar nga KQZ, por derisa KQZ nuk e bënë këtë, dënimi meritor për egërsinë e fushatës mashtruese do të godet nga vetë qytetarët.

“E kam cekur më përpara, dhe do e ceki përsëri, këto fushata që po bëhen nga partitë politike janë ilegale dhe KQZ-ja nuk e di pse nuk po i dënon këto parti. Po them kështu sepse fushata e vërtetë do të fillojë në fillim të janarit. Këto fushata që i kanë filluar partitë politike nuk mendoj që po hyjnë e po ndikojnë në veshët e popullit. Një gjë e di se pa marrë parasysh a janë 5 apo 10 kandidat për tu votuar në listë, pavarësisht nga lobimi i tyre, në fund vendos populli, dhe të gjithë ata që e kanë mashtruar popullin do të dënohen nga populli”, tha Grapci për “Kosova times”.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

TAGGED: #Kuvendi i Kosovës, #Zgjedhjet
Kosova Times December 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Këto janë fishekzjarret më të gjata që keni parë : Hong Kongu mirëpriti vitin 2024!

Kosova Times Kosova Times December 31, 2023
Trump shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania dhe zhvendosjen e tyre në Evropën Lindore
Arrestohet një 22-vjeçar serb, i konfiskohet një pistoletë
Polarizimi i partive politike “rrezikon ta përçajë shoqërinë”
Aksidenti me helikopter lë 22 ushtarë amerikanë të plagosur në Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?