By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE thotë se marrëveshja e arritur në Bruksel është progres i rëndësishëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE thotë se marrëveshja e arritur në Bruksel është progres i rëndësishëm
Ballina 1Lajme

BE thotë se marrëveshja e arritur në Bruksel është progres i rëndësishëm

Kosova Times
Last updated: 2024/12/17 at 11:35 PM
Kosova Times Published December 17, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka njoftuar për takimin e sotëm në Bruksel, duke theksuar se pas një serie negociatash të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë arritur marrëveshje për Termat e Referencës për Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Në njoftimin e Shërbimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian, thuhet se ky komision do të krijohet në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur, e miratuar më 2 maj 2023 nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Tutje theksohet se Komisioni i Përbashkët, i cili do të udhëhiqet nga Lajçak, ka si përgjegjësi mbikëqyrjen e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe do të monitorojë bashkëpunimin ndërmjet palëve në disa fusha kyçe:

Identifikimin e vendeve të varrimit dhe realizimin e ekskavimeve pasuese,

Qasjen në informacione të sakta dhe të besueshme, duke përfshirë përdorimin e të dhënave satelitore dhe teknologjive të avancuara për zbuluar varrezat masive,

Respektimin e të drejtave të familjeve të Personave të Zhdukur.

Përveç kësaj, Komisioni do të monitorojë dhe mbështesë Kosovën dhe Serbinë në përparimin e bashkëpunimit të tyre në kuadër të Grupit të Punuese të udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) për Personat e Zhdukur.

Bashkimi Evropian ka theksuar se Kosova dhe Serbia e kanë riafirmuar se çështja e Personave të Zhdukur është një çështje humanitare dhe ka theksuar nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të sjellë një mbyllje për familjet e prekur dhe për komunitetin më të gjerë. Nga 6,065 rastet e personave të zhdukur gjatë periudhës 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, 1,607 raste mbeten ende të pazgjidhura.

“BE-ja vlerëson të dyja palët për angazhimin dhe qasjen e tyre konstruktive, e cila bëri të mundur rezultatin e sotëm. Lehtësuesi i BE-së ftoi palët të emërojnë përfaqësuesit e tyre përkatës për takimin e parë deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm, siç përcaktohet në Termat e Referencës”, thuhet më tej në komunikatë.

“Ky hap përpara është një progres i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në zbatimin e marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të vitit 2023. Ky është një përfitim direkt për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, dhe BE-ja i inkurajon të dyja palët të fillojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes”, theksohet në komunikatë.

You Might Also Like

Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO

Hamza në Kaçanik premton investime kapitale

Abdixhiku në Lipjan premton rritje pensionesh nga 150 në 300 euro

Hamza premton zero për qind tatim për pagat deri në 400 euro

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

TAGGED: #BE, #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times December 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nëntë persona lëndohen në aksidentin e dy veturave në Kopiliq të Skenderaj

Kosova Times Kosova Times June 28, 2025
Retorika agresive e Aleksandër Vuqiqit për Kosovën, është vazhdimësi e retorikes fashizoide të patriarkut Pavle
Radosavleviç: Serbët e Kosovës ndjehen si humbës pavarësisht rezultatit për Asociacionin
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Berisha: Rugova nuk ishte vetëm lider, por edhe një misionar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?