Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Kaçanik dhe Drejtoria e Administratës së Përgjithshme zhvilluan një takim të përbashkët për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e planifikuara më 9 shkurt.
Gjatë takimit, kryesuesi i KKZ-së, Artan Mezraja, falënderoi administratën komunale për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional për suksesin e procesit zgjedhor.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Administratës, Dardana Tafili Dauti, nënvizoi se zgjedhjet janë interes i përgjithshëm shtetëror dhe se përkrahja e komunës do të jetë e gjithanshme për KKZ-në.
Gjithashtu, u bë e ditur se shërbimet e KKZ-së do të zgjerohen edhe në zyrat lokale në ditët në vijim, për të siguruar mbështetje dhe qasje më të lehtë për qytetarët.