By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit
February 2, 2026
Zbulohen dy kilogramë kokainë në pikën kufitare në Merdare
February 2, 2026
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 45 artizanë prezantuan punën në “Panairin Dimëror të Zejtarisë” në Prizren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > 45 artizanë prezantuan punën në “Panairin Dimëror të Zejtarisë” në Prizren
Ballina 1Lajme

45 artizanë prezantuan punën në “Panairin Dimëror të Zejtarisë” në Prizren

Kosova Times
Last updated: 2024/12/19 at 9:09 PM
Kosova Times Published December 19, 2024
Share
SHARE

Artikuj të ndryshëm të punimeve të dorës janë prezantuar në edicionin e parë të quajtur “Panairi Dimëror i Zejtarisë” që organizohet nga Oda e Ndërmarrësisë dhe Zejtarisë në Prizren. Ligji për Zejtarinë është i domosdoshëm për ruajtjen e vlerave tradicionale të trashëguara ndër breza, thotë Afrim Tejeci.

Prizrenasja Zoja Gojçaj merr pjesë për herë të parë në një panair të zejeve tradicionale të Prizrenit. Ajo filloi të punojë me shumicë në kohën e pandemisë, ndërsa këtë pasion e ka të trashëguar.

“Këto punime të dorës janë tradicionale, janë të vjetra, gjithmonë janë marrë, por me stile të ndryshe. Tani ç’do gjeneratë e ka stilin e vet dhe gjithmonë ka risi në punëdore, vjen një kohë që gjithçka bahet përdoret, ne i kemi vesh  fëmijët me punëdore, veten po ashtu, janë bajt përpara ato jelekët e bukura e shumë sene të tjera si shputa çorape, krejt i kemi bajt e jemi kënaq edhe të shëndetshëm kemi qenë”, tha Zoja Gojçaj, artizane e Prizrenit

Edhe Emirjhana Nikaj nga Kukësi, solli në këtë panair, punime nga shajaku, me elemente festash.

“Kemi sjellë këto punëdoret me shajak grupi Artizanati Kukës, këto gjërat e festës për fundvit, gjëra të vogla me shajak, kemi ardhur, kemi dal të kënaqur, ka pas edhe shitje këtu se ka edhe turistë, atje nuk ka edhe jemi detyruar me lëviz”, theksoi ajo.

Nga Posta e Kosovës u prezantuan shërbimet dhe pullat postare me motive nga Prizrenit

“Filaterinë e kemi prezantuar me motivet e Prizrenit, shumica e tyre është me motive të Prizrenit. Me shërbime postare universale. Bizneseve kemi me ju ofruar shërbimin online”, tha Liri Ramadani nga Posta e Kosovës.

Panairi është organizuar nga Oda e Zejtarisë dhe Tregtisë së Prizrenit.

“Për fat të keq deri më tani zejtaria është lënë anash, këtë e tregon vetë fakti që nga 2004 asnjë ndryshim të ligjeve nuk kemi, besojmë që do të miratohet edhe ligji për zejtarinë, i cili favorizon ndërmarrësin zejtar dhe mënyra e kualifikimit të zejtarëve të njihet edhe ndërkombëtarisht edhe në evente të tjera puna e tyre artistike”, tha Afrim Tejeci, kryetar i Odës së zejtarëve të Prizrenit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se po punojnë në ligjin e ri të artizanatëve.

“Me ligj do të rregullohet dhënia e titullit Artizan, certifikimi i produkteve artizanate, emërtimi i industrive artizanate, nxitja e veprimtarive dhe integrimi i subjekteve deh mjedisit mbështetës në zbatimin e masave për mbështetjen financiare dhe masave të tjera”, theksoi ajo.

Në panair janë regjistruar rreth 100 pjesëmarrës, por në mungesë të hapësirave punën e tyre e kanë prezantuar 45 prej tyre. Panairi do të jetë i hapur tri ditë.

You Might Also Like

Përmbyllet edicioni i 35-të i manifestimit mbarëkombëtar `Flaka e Janarit`

“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive

Mbahen Çmimet e 68-ta Grammy: Kendrick Lamar fiton më shumë çmime, Kënga e Vitit për “Wildflower”

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

TAGGED: #Panairi Dimëror i Zejtarisë, #Prizren
Kosova Times December 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Serwer: Vuçiqi përdori shërbimin sekret dhe Listën Serbe për kryengritje në veri

Kosova Times Kosova Times October 22, 2023
Aston Villa dhe Liverpool ndahen baras
Gjermania hodhi poshtë propozimin e Polonisë për të dhuruar sisteme Patriot në Ukrainë
NBC News: Rusia dërgon helikopterë në Iran në këmbim të dronëve
Elita e hendbollit rikthehet me derbin e zjarrtë Rahoveci-Besa Famgas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?