By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën
December 8, 2025
Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan
December 8, 2025
Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë
December 8, 2025
Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin
December 8, 2025
Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët në Serbi: Kosova e Serbia t`i normalizojnë marrëdhëniet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët në Serbi: Kosova e Serbia t`i normalizojnë marrëdhëniet
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët në Serbi: Kosova e Serbia t`i normalizojnë marrëdhëniet

Kosova Times
Last updated: 2024/12/19 at 9:03 PM
Kosova Times Published December 19, 2024
Share
SHARE

Analistët në Serbi thonë se Kosova dhe Serbia duhet të ecin me hapa më të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve, bazuar në Marrëveshjen e Ohrit si e vetmja mundësi që të arrihet një paqe e qëndrueshme në mes të dyja vendeve.

Normalizimi i marrëdhënieve, i rënë dakord përmes Marrëveshjes së Brukselit dhe Agjendës së Ohrit, duhet të realizohet, dhe në këtë drejtim administrata e re e Brukselit duhet të aplikojë një ritëm të qëndrueshëm negociatash.

Kështu e sheh një pjesë e ekspertëve në Serbi momentin aktual të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Fokus duhet të jetë, siç vlerësohet, normalizimi i marrëdhënieve sipas marrëveshjeve.

“Është e nevojshme që agjenda e Ohrit të riafirmohet dhe realizohet, si dhe ajo që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit. Beogradi zyrtar, ashtu si të gjitha forcat politike serbe, ka thënë se nuk do ta njohin Kosovën, dhe për këtë arsye nuk duhet pritur njohjen diplomatike zyrtare të Kosovës nga Serbia, por normalizimi i marrëdhënieve është i mundur, dhe kjo është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit dhe Agjendën e Ohrit”, ka theksuar Sreqko Gjukiq, diplomat i karrierës,

Bashkësia ndërkombëtare thekson mbështetjen për dialogun, si rrugë e vetme për zgjidhjen e çështjeve politike. Edhe pse takimi i fundit i kryenegociatorëve në Bruksel për çështjen e personave të zhdukur është parë si një hap përpara, theksohet se çështjet thelbësore të dialogut mbeten të pazgjidhura. Për këtë arsye, pritet që administrata e re e Brukselit të përqendrohet përsëri në këto çështje.

“Edhe pse po tentojnë ta shtyjnë zgjidhjen, unë do të doja që të kemi një zgjidhje konkrete, në të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, si shumicë, ashtu edhe pakicë, dhe për të vendosur sa më shpejt një marrëdhënie normale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne besojmë se plani gjermano-francez nga i cili doli Marrëveshja e Ohrit duhet të rivitalizohet dhe të kthehet në qendër të vëmendjes”, theksoi për RTK, Ivan Videnoviq, politikan i “GLAS”.

Për procesin aktual të negociatave, Sreqko Gjukiq kritikoi ritmin e pasigurt, duke theksuar se pauzat e mëdha në negociata krijojnë një situatë të paqartë. Ai shpreson që Komisioni i ri Evropian të ndryshojë metodologjinë dhe t`i përfundojë negociatat në një periudhë të arsyeshme, duke besuar se këto çështje mund të zgjidhen gjatë mandatit të administratës së re të Brukselit.

You Might Also Like

VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën

Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë

Kremlini ka një taktikë të re. Ushtarët e vdekur bëhen “dezertorë” për të mbuluar humbjet e tyre

Zelensky zbret në Londër përpara takimeve kyçe të BE-së dhe NATO-s

Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për dy vjet

TAGGED: #Analistët, #Normalizimi i marrëdhënieve, #Serbi
Kosova Times December 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria amerikane konfiskon pjesë të raketave iraniane që ishin nisur drejt rebelëve Huthi

Kosova Times Kosova Times January 16, 2024
A do të formohet Qeveria Kurti 3?
DhTIK: Të zgjidhet çështja e IP Adresave, po dëmtohet shteti dhe biznesi
Abdixhiku: Përbashkimi i LDK-së, përgjigjja ndaj arrogancës së pushtetarëve
Ia morën 430 euro për një ndërhyrje – arrestohet anesteziologu dhe kirurgu nga Gjilani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?