Aty u pritën nga kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka.

Në fillim të takimit Kurti ka falënderuar ndërmarrjen për intervenim të shpejtë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varragë të Zubin Potokut.

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se KRU “Prishtina” viteve të fundit ka pasur përmirësime të shumta në shumë aspekte, duke përmendur përfitimet në shifra milionëshe.

“Në vitin 2022 ka pasur një fitim mbi 300 mijë euro, ndërsa sivjet fitimi do të tejkalojë 600 mijë euro”, tha Rizvanolli, teksa shtoi se nga kompanitë nuk e kanë mision parësore fitimin financiar, mirëpo, shtoi ajo, kjo është një shenjë që pasuria publike po menaxhohet me zell dhe me ndershmërinë dhe menaxhohet në mënyrë të mirë, sigurisht krijon kushte për më shumë investime.

Rizvanolli tutje theksoi se ndërmarrja menaxhon shumë projekte të mëdha dhe ka bërë shumë investime në objektin e ujësjellësit duke filluara nga rehabilitim dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Artanë, Bellopojë, Llugë, Orllanë e rrethinë në Komunën e Podujevës, si dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit në Fushë-Kosovë, që janë shumë të rëndësishme.

Ndërsa Arsim Fetahu, drejtor në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, vuri në dukje se kjo kompani ndodhet në fazën më të mirë të realizimit të projektit të investimeve kapitale në sferën e ujërave të ujit të pijshëm.

“Jemi shumë në fazë të mirë të realizimit të projektit investive kapitale, qoftë në sferën e urave të ujit të pijshëm, qoftë në pjesën e ujërave të pijshëm, por edhe në pjesën e ujërave të ndotura”, tha Fetahu.