By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Elon Musk mbështet partinë gjermane të ekstremit të djathtë, AfD
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Elon Musk mbështet partinë gjermane të ekstremit të djathtë, AfD
Ballina 2Rajon / Botë

Elon Musk mbështet partinë gjermane të ekstremit të djathtë, AfD

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 6:41 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Miliarderi Elon Musk, që pritet t’i bashkohet administratës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump si këshilltar i jashtëm, u përfshi në fushatën zgjedhore të Gjermanisë të premten, duke e quajtur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, shpëtimtaren e vendit.

AfD është në vendin e dytë në sondazhe, duke u bërë pengesë për partitë e qendrës së djathtë, ose të qendrës së majtë, që të fitojnë shumicën në zgjedhje, por partitë kryesore të Gjermanisë, shumica të qendrës, janë zotuar të mos e pranojnë mbështetjen e AfD-së në nivel kombëtar.

Vendi më i fuqishëm i Evropës pritet të votojë më 23 shkurt pas rrëzimit të qeverisë së koalicionit të qendrës së majtë të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz.

“Vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë”, shkroi zoti Musk në platformën e tij të mediave sociale X.

Elon Musk, personi më i pasur në botë, ka shprehur edhe më parë mbështetjen për partitë e tjera kundër emigracionit në të gjithë Evropën.

Qeveria gjermane tha se e ka parë atë që shkroi zoti Musk, por nuk pranoi të bënte ndonjë koment të mëtejshëm në konferencën e rregullt të shtypit.

Zoti Musk ripublikoi edhe një mesazh nga aktivistja gjermane e krahut të djathtë Naomi Seibt që kritikonte Friedrich Merzin, kandidatin për kancelar të konservatorëve, të cilët kryesojnë në sondazhe.

Matthias Miersch, sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve të Kancelarit Scholz, tha për faqen e internetit ‘t-online’ se Gjermania nuk kishte nevojë për ndikime të huaja apo “Trumpizëm”.

Zoti Musk shprehu mbështetje për AfD-në vitin e kaluar, kur kritikoi mënyrën se si qeveria gjermane e trajtoi emigracionin e paligjshëm.

Muajin e kaluar, zoti Musk bëri thirrje për shkarkimin e gjyqtarëve italianë të cilët vunë në dyshim ligjshmërinë e masave të qeverisë për të parandaluar imigracionin e parregullt.

Gjatë kësaj jave Nigel Farage, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë të Britanisë së Madhe, ‘Reforma në Mbretërinë e Bashkuar’ dhe mik i Presidentit të zgjedhur Trump, publikoi një fotografi duke takuar zotin Musk në rezidencën e zotit Trump në Florida. Ai u takua me zotin Musk për të siguruar mbështetje financiare.

You Might Also Like

Serbia mbetet në duart e Putinit edhe nëse Rusia largohet nga NIS: Vetëm rënia e regjimit të Vuçiçit do të sjellë ndryshim

Makina luksoze të kontrabanduara nga Gjermania në Itali. Miliona euro të sekuestruara

Trump pranon se negociatat me Putinin janë më të vështira se bisedimet për paqen në Gaza

Shahed Swarm godet qytetin e lindjes së Zelensky-t

Një tren mallrash dhe objekte energjetike u goditën në Ukrainë

TAGGED: #AfD, #Elon Musk
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli njoftoi rekrutimin e 300 mijë rezervistëve dhe një “rrethim të plotë” të Gazës

Kosova Times Kosova Times October 9, 2023
Ambasadori amerikan : “Izraeli është partneri ynë i vetëm i vërtetë”
BE: Asnjëra palë nuk fiton nga një luftë tregtare transatlantike
Si e kanë përcjellë mediat ruse adresën e Vuçiqit dhe Brnabiqit?
Duka reagon pas suspendimit të Dakut: Thirrjet raciste nuk duhet të kenë lidhje me lojën tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?