By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit
January 15, 2026
Osmani pret Prattipatin, pranon urimin për Vitin e Ri nga Donald Trump
January 15, 2026
Paraburgim njëmujor për S.R., i dyshuar për dhunën dhe sulmet në Zveçan
January 15, 2026
‘Kjo është fantastiko-shkencore, qelizat e mia sulmuan kancerin!’: Terapia revolucionare do të vijë së shpejti…
January 15, 2026
Vuçiç kritikon SHBA-në dhe Izraelin për Iranin, një shuplakë e re nga Trump po vjen!?
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA dhe Britania sanksionojnë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA dhe Britania sanksionojnë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA dhe Britania sanksionojnë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 10:22 AM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur sanksione ndaj ministrit të Brendshëm të Gjeorgjisë, Vakhtang Gomelauri, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në Ministri, si përgjigje ndaj rolit të tyre të dyshuar në shtypjen e dhunshme të gazetarëve, figurave opozitare dhe protestuesve antiqeveritarë.

Shtetet e Bashkuara vendosën gjithashtu sanksione ndaj Mirza Kezevadze, zëvendësshefit të departamentit të forcave speciale në Ministrinë e Brendshme të Gjeorgjisë, njoftoi Departamenti amerikan i Thesarit në një komunikatë më 19 dhjetor.

Departamenti i Thesarit deklaroi se këto veprime janë ndërmarrë në bashkëpunim me Britaninë, e cila më 19 dhjetor vendosi sanksione ndaj Gomelaurit dhe katër zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Brendshme për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit tha se arsyet e cituara, nga të dyja qeveritë për vendosjen e sanksioneve janë të ngjashme.

“Pas zgjedhjeve në Gjeorgji, zyrtarë kyçë në Ministrinë e Punëve të Brendshme u përfshinë në shtypjen e popullit të vet në mënyrë të egër, duke përfshirë shënjestrimin e qëllimshëm të gazetarëve dhe përdorimin e dhunës”, tha Bradley T. Smith, nënsekretari i përkohshëm i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

Çdo aset i zotëruar nga Gomelauri dhe Kezevadze në juridiksionin amerikan është bllokuar, tha Departamenti i Thesarit.

Përveç Gomelaurit, Britania vendosi sanksione edhe ndaj zëvendësministrit të Brendshëm Aleksandre Darakhvelidze, Sulkhan Tamazashvili, Zviad Kharazishvili dhe Mileri Lagazauri, sipas një komunikate të Qeverisë britanike.

Mijëra njerëz demonstruan përsëri në Tbilisi në natën e 19 dhjetorit. Kjo ishte dita e 22-të radhazi e protestave kundër vendimit të Qeverisë për t’i ndërprerë praktikisht bisedimet për anëtarësimin e vendit në BE.

Protestuesit e kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e fitores së partisë Ëndrra Gjeorgjiane në zgjedhjet që u mbajtën në fund të tetorit.

Protestat u rritën, pasi kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, njoftoi se Tbilisi i pezulloi deri në vitin 2028 bisedimet me Brukselin për anëtarësimin e Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

Presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se zgjedhjet e 26 tetorit u manipuluan me ndihmën e Moskës dhe është zotuar se nuk do të largohet nga detyra edhe kur pasardhësi i saj – i përzgjedhur nga ai që protestuesit e quajnë Parlament të paligjshëm – të betohet më 29 dhjetor.

Zurabishvili i ka dënuar “sulmet brutale ndaj popullit dhe mediave gjeorgjiane”, duke e krahasuar shtypjen e tyre nga autoritetet me “represionin në stilin rus”.

Protestat janë shpërndarë vazhdimisht në mënyrë të dhunshme, aktivistët janë arrestuar dhe politikanët e opozitës dhe përfaqësuesit e medias janë sulmuar.

Gjeorgjia e mori statusin e vendit kandidatit për BE në dhjetor 2023 dhe, sipas sondazheve, shumica e gjeorgjianëve e mbështesin anëtarësimin e vendit në BE.

You Might Also Like

Vuçiç kritikon SHBA-në dhe Izraelin për Iranin, një shuplakë e re nga Trump po vjen!?

Propaganda Ortodokse Ruse sulmon Patriarkun Bartolomeu, duke e quajtur atë ‘Antikrisht me Rasë’

SHBA-të kanë sekuestruar një tanker të gjashtë të lidhur me Venezuelën

SHBA-të kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit

Dy udhëheqëse femra po luftojnë për të ardhmen e Venezuelës dhe favorizimin e Trump

TAGGED: #Britania, #Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë, #Sanksione, #ShBA
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të akuzuarit për krime lufte

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Behet virale rrahja brutale: Njeriu vritet në ndeshje basketbolli në SHBA
Papa qan pasi përmend Ukrainën në lutje
Muratov: “Do të ketë një grusht shteti në Rusi pa rrëzuar qeverinë”
Marrëveshja për ndërtimin e urave mbi Ibër, Kurti: Ura që bashkojnë qytetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?