Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është mbajtur në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).

FSK bëri të ditur se kursi ka një program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kursi ka për qëllim të përgatitë nënoficerët e lartë të FSK së, në detyra shtabore për planifikimin dhe realizimin operacioneve me sukses”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të doktrinës është hera e parë që ka filluar realizimin e këtij kursi të karrierës për nënoficerët e lartë.