By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Unë zgjodha dizajnin për mburojën raketore kupola e arte
May 21, 2025
Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve
May 20, 2025
Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë
May 20, 2025
Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ
May 20, 2025
Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
Ballina 1Lajme

Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/12/23 at 9:39 PM
Kosova Times Published December 23, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Jemi të shqetësuar nga përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kryer nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe i hapin derën ndikimit politik subjektiv për procesin zgjedhor”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se ndan shqetësimet e njëjta me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për moscertifikim e Listës Serbe.

“Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet”, ka thënë ai përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

BE-ja është raportuar t’ju ketë thënë mediave lokale në Kosovë se moscertifikimi i Listës Serbe është për keqardhje.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Për certifikimin e Listës Serbe ka votuar vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër kanë dalë dy anëtarët e LVV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa tjerët kanë abstenuar.

SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjitha partive që nuk janë të kënaqura me vendimet e KQZ-së, që t’iu drejtohen mekanizmave adekuatë, sikurse Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“KQZ-ja ka rol të rëndësishëm në mbikëqyrje të zgjedhjeve, që të garantojë se ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Përgjegjësitë e saj duhet të jenë thellësisht të bazuara në procedura ligjore dhe jo në shqyrtime politike”, është thënë mes tjera në reagimin e Ambasadës amerikane.

Lists Serbe – parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e ka quajtur vendimin e KQZ-së si të kundërligjshëm, dhe ka thënë se deklaratën kryesore do ta bëjë kryetari i partisë, Zllatan Ellek, në paraditen e së martës.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se moscertifikimi i kësaj partie është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.

Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.

Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.

Moscertifikimi, “pjesë e fushatës parazgjedhore”

Njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi nga organizata joqeveritare Demokraci+, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ-ja, është pjesë e fushatës parazgjedhore që po bën Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, Lista Serbe do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe do të hyjë në garën zgjedhore.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh që subjektet politike që janë të regjistruar me automatizëm konsiderohen të certifikuara. Çfarë do të ndodhë është se ka afat ligjor, ku brenda 48 orëve Lista Serbe mund të ankohet në PZAP dhe pastaj ky panel ka edhe një afat shtesë prej 48 orëve të tjera për të marrë vendim. Gjithë kjo zhurmë do të zgjasë më së shumti katër ditë dhe jam i sigurt që PZAP-ja do ta kthejë mbrapa ketë vendim të KQZ-së, dhe do ta obligojë KQZ-në që ta certifikojë Listën Serb”, ka thënë Krasniqi.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se KQZ-ja është bërë sërish “pjesë e retorikës politike, duke marrë vendim në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e tjera në fuqi”.

Sipas tij, një vendim i tillë është vetëm për konsum ditor politik.

“Në fakt, nuk prodhon ndonjë pasojë, për shkak se Lista Serbe tashmë do ta ankimojë ketë rast, dhe bazuar në precedentin e vitit 2019, por edhe të zgjedhjeve të tjera të organizuara në Kosovë, PZAP-ja, do ta rrëzojë ketë vendim dhe do ta obligojë KQZ-në që ta certifikojë, madje është në atë rrethanë edhe pa pasur nevojë farë për votim”.

Cakolli ka sqaruar se vendimet e PZAP-së, apo në rastin tjetër të Gjykatës Supreme, janë drejtpërdrejt të zbatueshme dhe nuk nevojitet më fare votim për aprovim të aplikimit për certifikim ose jo.

KQZ: 27 subjekte politike të certifikuara për 9 shkurt

Përgjatë takimit të së hënës, KQZ-ja e ka certifikuar grupin e dytë të partive politike – 16 sosh me 626 kandidatë për deputetë.

Më 18 dhjetor është certifikuar grupi i parë – 11 subjekte politike me 606 kandidatë për deputetë.

Në total, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 parti politike.

Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Numri i kandidatëve për deputetë ka shkuar në 1.232.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme.

You Might Also Like

Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë

Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ

Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive

Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren

Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, `Bota serbe` kërcënim real

Kosova Times December 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Johanna Diemel: Evropa duhet t’i marrë seriozisht protestat në Serbi

Kosova Times Kosova Times December 28, 2023
BE kërkon tranzicion të gjatë për largimin nga përdorimi të dinarit serb
A është në kundërshtim me marrëveshjet shpërbërja e Ekipit Menaxhues?
Autoritetet meksikane kanë pezulluar kontaktet me ambasadën amerikane
Mërgata e Kosovës për shtetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?