“Ministria e Punëve të Brendshme ka heshtë ndaj kërkesës së KQZ-së për të verifikuar Listën Serbe, ndërkohë që edhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë asnjë përgjigje në këtë drejtim,” deklaroi Elshani.

Ai theksoi se përkundër qëndrimit për të qëndruar në sallë gjatë mbledhjes së KQZ-së, PDK nuk e ka mbështetur votimin për certifikimin e Listës Serbe.

“Është jashtë çdo norme që institucionet përgjegjëse për çështjet e sigurisë të zgjedhin të heshtin përballë një çështjeje kaq të rëndësishme. Për këtë arsye, kam kërkuar nga Kryetari i KQZ-së që të konsultohet edhe një herë me MPB-në për të marrë sqarime të qarta,” u shpreh Elshani.